SHOQATA KULTURORE "ZERI YNE" PRISHTINE"

6/22/2006 - Shqiptarёt tё lirё apo nёn protektorat

 

JU MUND TE VIZITONI EDHE WEB FAQEN KRYESORE TE MUHAMED JUSUFIT DUKE KLIKUAR KETU...!

Shqiptarёt tё lirё apo nёn protektorat

 

Nёse ia pёrgadisim gropёn vёllaut, pa dyshim qё edhe vetё do tё biem nё tё. Tё huajt e kanё pёr detyrё tё krijojnё pёrēqarje, pёrndryshe si do tё merrnin ёmbёlsirat e majme mujore emisarёt e huaj psh. nё universitetin e Prishtinёs, ose ata tё KEK-ut. E shumё tё tjerё qё paguhen nga taksapaguesit (“gjermanё…”) tanё.

Nёse ne nuk vetёdijёsohemi, dhe nuk kёrkojmё llogari prej tё deleguarve tanё, ata nuk do tё ndryshojnё gjendjen. Ata do tё kёrkojnё qё t’ua besojmё edhe njё mandat tjetёr, e pastaj edhe njё tjetёr sepse…

 

Muhamed Jusufi – Kajolli

 

Nёse i hedhim njё vёshtrim qenies njerёzore, shqiptarёt nuk janё as mё tё mirё, e as mё vaēantё se sa popujt tjerё. Secili popull ёshtё krijuar pёr tё luajtur njё rol nё kёtё planet. Popujt i sendёrtojnё tё ardhmet e tyre nё saje tё vetёorganizimit tё tyre. Sa mё i organizuar tё jesh, aq mё i respektuar do tё bёhesh. Si ēdo vend ose popull i botёs, duhet ta konsiderojmё veten tё lirё. Ne jemi krijuar tё lirё, prandaj vizioni i secilit duhet tё sendёrtohet mbi kёtё bazё. Kjo ndjenjё njeriun nё veēanti, ose popullin nё tёrёsi e bёn tё mendojё pёr vetveten. Pra, Zoti njerёzit i krijoi tё lirё, me pёrjashtim tё atyre qё e robёrojnё vetveten. Ёshtё paradoksale tё mendohet kёshtu, por kur dikush nuk di si tё organizohet, tё tjerёt ia marrin atё tё drejtё. Shoqёritё nuk lejojnё vakumin qeverisёs nё ndonjё vend.

Fillimisht njeriu duhet ta kuptojё thellё nё zemёr nёse ёshtё i lirё apo ёshtё i robёruar, qoftё edhe nga vёllau tij. Mё pastaj gjykon pёr marrёdhёniet me rrethit e pastaj edhe mё gjёrё.

Po t’i vёshtrojmё marrёdhёniet ton andёrvёllezёrore do tё shohim se kemi disharmoni tё shumta. Vёrejmё se kemi probleme tё natyrave tё ndryshme. Po ta analizojmё vetveten tonё vёrejmё se: ne, fillimisht jemi tё ndarё nё disa shtete, kemi dy fe me disa fraksione tё tjera si nga njёra palё ashtu edhe nga pala tjetёr dhe njё pёrqindje tjetёr afetarёsh me drejtime tё ndryshme filozofike.

Nёse kёto ndarje shikohen me syrin pёrqarёs, atёherё do tё na mjaftonte vetёm pak kohё pёr tё shndёruar vendin nё anarki. Kёtё e provuam, dhe mbase “mёsuam” se sa i kushtoi shtetit amё.

 

Cila ёshtё gjendja reale ndёr ne

Njeriu pёr tё qenё i aftё pёr tё drejtuar vetveten ose shoqёrinё duhet t’i ketё pёrmbushur pesё pika ose shtresa esenciale: 1. Mos tё ketё probleme nё ushqim, 2. Mos tё ketё problem vendbanimi, 3. Mos tё ketё probleme rreth mirёqenies, 4.Tё krijojё kushte pёr tё qeverisur, dhe sё fundi, vetё tё drejtojё timonin.

Kёto pesё pika duhet tё janё tё njohura pёr secilin njeri qё pretendon tё ndjehet i lirё. Tani tё shohim se ku qёndrojmё ne si popull. Do tё pёrpiqem qё shkurtimisht t’i zbёrthej kёto pesё pika.

1.Vёrtetё ne nuk kemi dёgjuar se ndёr ne dikush ka vdekur urie, por ёshtё fakt se ne jemi duke kёrkuar lёmoshё prej popujve tё tjerё. Shtrohet pyetja a jemi pёr lёmoshё apo jo? Personalisht mendoj se jo, ne nuk kemi nevojё pёr artikuj ushqimorё, por na bёn tё nevojshёm sepse nuk kemi organizim tё mirё dhe, pёrderisa nuk merren masat e duhura tё korrusionit, do tё vazhdojmё tё jemi tё nёnshtruar ose tё pranojmё ndihmёn e tё huajve.

2.Meqenёse nuk disponojmё statistka tё sakta, do tё pёrpiqem tё shpreh optimizmin tim se nevojat tona pёr vendstrehim deri diku janё tё plotёsueshme, por atyre ju mungojnё standartet e kohёs.

3.Mikёpritja shqiptare nё tё kaluarёn ishte e njohur ndёr ballkanasit e mё gjёrё, ajo ēdo ditё e mё tepёr po vie duke u reduktuar, si pasojё e varfёrisё.

4.Disa prej trojeve tona udhёhiqen nga bashkombasit tanё (Shqipёria) dhe disa tё tjerё udhёhiqen pjesёrisht nga bashkombasit tanё (Kosovё dhe Maqedoni) e disa tё tjera udhёhiqet nga qeveritarё jo shqiptarё.

5.Timoni drejtues i popullit shqipёtar ёshtё vetёm nё Shqipёri nё duart e tё zgjedhurit tё shqipёtarёve.

 

Ku qёndrojnё problemet

Tani, nёse i shkoqisim edhe mё hollёsisht pikat e lartёshёnuara, do tё vёrejmё se sa  jemi nё gjendje tё bёjmё pёr veten tonё. Nuk jam i prirur qё fajin t’ia hudhi tjerёve ose ta lё jetim, por bindshёm mendoj se faji ёshtё nё ne. Kjo nuk do tё thotё se tё huajt nuk kanё dorё nё pёrēarjen tonё, por them se ne jemi ata qё ua mundёsojmё tё huajve tё veprojnё  me shumё lehtёsi. Meqenёse ne vetё nuk i mbushim zbrazёsirat tona dhe lejojmё tё kemi vakume, atёherё mendimet e tё huajve janё tё mirёseardhura. Prandaj nё ēdo ndryshim rajonal ose mё gjёrё ne jemi tё vonuar ose ndryshe thёnё prezenca jonё thujase ёshtё inekzistente. Pa humbur shumё kohё do tё pёrpiqem tё prek shkurtimisht problemet tona veē e veē, gjithmonё duke u bazuar nё kёto pesё shtresa tё sipёrshёnuara tё shoqёrisё sonё.

1.Populli ynё ende nuk e ka tё siguruar ujin dhe ushqimin. Edhe pse numёrohemi si populli me mё shumё ujё tё pishёm nё botё, fatkeqёsisht populli vuan pёr ujё, ai nuk ka pёr 24 orё ujё nёpёr rubinetat e tyre. Mungesa e ujit, i pengon shumё popullit, ai nё vend se tё merret me probleme tё tjera tё brendshme ose tё jashtme, ai duhet tё bisedojё pёr problemet e mungesёs sё ujit, papastёrtisё nёpёr shtёpi, rrugё etj. Tirana dhe Prishtina janё dy qytetet mё tё ndotura nё mbarё Europёn. Mungesa ujit sjell edhe shumё pengesa tё tjera pёr tё cilat kёtu, nuk ёshtё tema jonё por e ambientalistёve.

2.Pa dyshim, sikur tё mos jetonim nё bashkёsi familjare, problemet e banimit ndёr ne do tё ishin tё mёdha. Nё njё shtёpi jetojnё disa familje, ndodh qё nё atё mes tё kemi kushёrinj tё parё e tё dytё. Me ndryshimin e sistemit, populli ka kёrkesa mё tё mёdha, prandaj ka filluar tё bie nataliteti ndёr ne. Kjo ramje ёshtё rezultat i mungesёs sё strehimit pёr njё famijle tё re. Njё prej pengesave tё pёrparimit tёrёsor ёshtё edhe mungesa e madhe e elektrikut nёpёr shtёpitё tona. Kjo mungesё ёshtё vetёm ndёr ne shqiptarёt. Nuk kam dёgjuar qё popujt tjerё nё Ballkan tё ankohen pёr mungesё elektriku. Fatkeqёsisht ne kohёn e hargjojmё duke biseduar mё shumё pёr mungesёn e ujit, ushqimit, elektrikut se sa pёr problemet tona shoqёrore. Askush nuk merret seriozisht me prostitucionin, trafikimin e femrave, drogёs dhe kontrabandat tjera, sepse prioritet i ka kёto mungesa. Ndёrsa pёr problemet madhore siē janё pavarsia ose sovraniteti nuk kemi kohё tё bisedojmё. Analizat e tilla pёr ne janё ‘luks’, por nёse ndodhё qё dikush do tё merret seriozisht me kёtё fushё do tё hasё nё shumё pengesa.

3.Kur shohim se si ēalojmё nё kёto dy shtresa tё shoqёrisё, mbase do tё jetё e tёpёrt tё zbёrthejmё shtresёn e tretё tё shoqёrisё sonё. Tё jetohet normalisht, pёr ne ёshtё ёndёr… Nёse populli e ka realizuar problemin e ujit, ushqimit, elektrikut, infrastruktura do tё ishte plani i ardhshёm. Duke e bёrё infrastrukturёn tё kapёrcyeshme, ne do tё dinim mё mirё tё vlerёsonim, shtresёn e katёrt dhe tё pestё. Ēdo ditё e mё shumё po vёrtetohet se: si qeveritarёt tanё, ashtu edhe tё hujat, janё fort interesuar qё populli tё ballafaqohet vetёm me problemet e shtresёs sё parё, dytё dhe pjesёrisht tё shtresёs sё tretё. Shqiptarёve ju mungon oxhaku, ai nuk ёshtё mё ai mikёpritsi i njohur i para njё shekulli. Jemi shumё mbrapa, nё infrastrukturё. Rrugёt tona janё shembull pёr tё keq, telefonia konsiderohet mё e shtrenjta nё botё (tё pakten sikur kёto para tё vileshin nga bashkombasit tanё, por ato i vjel populli franēez dhe ai serb).

4.Tani kur zbёrthyem kёto tri shtresa, kemi pёrshtypjen se qeveritarёt tanё si nё shtetin amё, ashtu edhe nё Maqedoni e Kosovё sikur tё mos janё nga i njejti brum. Nuk kam parё asnjё deputet tё zonёs tё ketё ngritur njё zyrё nё zonёn e tij zgjedhore pёr tё grumbulluar ide ose pёrshkruar problemet e tyre. Ai ka nevojё pёr popullin e ‘brumit tё vet’ vetёm nё kohёn e fushatёs elektorale. Me tё pёrfunduar kjo periudhё kohore ai shkёputet me njё automatizim tё pa kuptueshёm. Ai nuk merret fare me problemet e zonёs, (ai ёshtё i nxanur me punё tё mёdha qeverisёse!?). Nёse ndonjё qeveritar, deputet ose analist flet pёr problemet e popullit do tё tallen me tё. Nё Shqipёri, tallem me Berishёn, sepse lufton korrupsionin, trafikimet e ndryshme… Nё Kosovё qeveritarёt tanё fajin ia adresojnё UNMIK-ut. Nuk janё tё zotёt ta regullojnё arsimin, shёndetёsinё, elektrikun…Ndёrsa nё Maqedoni qeveritarёt shqiptarё merren me problemin e BIM (Bashkёsisё Islame tё Maqedonisё), sepse me maqedonasit nuk kuptohen fare, jo se nuk mund tё sigurojnё kompromise por pёr arsye se nuk i kuptojnё diplomacitё dhe politikat e tyre. Ndёrsa ēamёt e tё tjerёt ende jan larg qeverisjes.

5.Pёr sa mё sipёr theksuam, mendoj se timoni drejtues i popullit tonё nuk ёshtё fare nё duart tona. Nё Shqipёri bashkombasit tanё udhёhiqen nga njё burrёshtet jo i sigurt, timoni drejtues nuk rrezaton dritёn e vёrtetё tё popullit. Nё dorёn e kёtij drejtuesi duhej t’ishte njё mendje e sigurt, por fatkeqёsisht (deri nё ndrrimin e tij) ai merret me politika jo reale. Kёshtu nё Kosovё, populli ynё drejtohet nga pёrfaqёsues special tё OKB-sё, qё fatkeqёsisht edhe kёta janё shumё tё pa qartё nё vendimarrjet e tyre. Nё Maqedoni drejtuesi i pёrket shumicёs vendase, por fatkeqёsisht politikat e tij janё tё sendёrtuar nё dёm tё shqiptarёve, thujase se ne jemi inekzistent aty.

Pёr fund, ne nuk duhet qё fajin ta adresojmё jashtё qenies sonё, ai ёshtё ndёr ne. Kёshtu do tё vazhdojё pёrderisa populli nuk do ta sendёrtojё politikёn e vet mbi tri bazat e para tё sipёrtheksuara. Nuk duhet tё merremi me thash e thёnie, por me punё fisnike dhe tё bёhemi tё sinqertё. Jemi vёllezёr. Nёse ia pёrgadisim gropёn vёllaut, pa dyshim qё edhe vetё do tё biem nё tё. Tё huajt e kanё pёr detyrё tё krijojnё pёrēqarje, pёrndryshe si do tё merrnin ёmbёlsirat e majme mujore emisarёt e huaj psh. nё universitetin e Prishtinёs, ose ata tё KEK-ut. E shumё tё tjerё qё paguhen nga taksapaguesit (“gjermanё…”) tanё.

Nёse ne nuk vetёdijёsohemi, dhe nuk kёrkojmё llogari prej tё deleguarve tanё, ata nuk do tё ndryshojnё gjendjen. Ata do tё kёrkojnё qё t’ua besojmё edhe njё mandat tjetёr, e pastaj edhe njё tjetёr sepse ju duhet… pёr ta “pavarёsuar vendin”…!?.Pas gjithё kёsaj qё theksuam, ne, (tё shtetit amё, Kosovёs dhe…) jemi nёn protektorat edhe sikur tё fitojmё pavarёsinё, sepse organizimin e kemi sendёrtuar mbi mentalitetin e tё robёruarve.

 

Autori ёshtё drejtor i Sh.K. “Zёri Ynё”Prishtinё


<- Last Page :: Next Page ->
• Dita e pare e Pavaresise se Kosoves

• Faqja e Kryeministrit Hashim Thaci

• Shtetet qe njohin Kosoven e Pavarur

Looking for real singles? Find someone now on the world’s largest online dating network. FREE signup! Post a FREE ad w/5 photos, mingle in chatrooms, watch video intros , meet your soulmate! 1000 new photos posted every day. Meet someone NOW!

ZERI YNE

SHOQATA KULTURORE "ZERI YNE" PRISHTINE"

Recent Posts

• Shqiptarёt tё lirё apo nёn protektorat
• LIDHJA E PRIZRENIT, PAVARĖSIA E MALIT TĖ ZI DHE GJEOPOLITIKAT E REJA BALLKANIKE
• E KUJT ĖSHTĖ KOSOVA?
• KUSH ĖSHTĖ KĖSHILLTAR I KUJT NĖ KOSOVĖ
• “Kryqomania”
• NJĖ MESAZH I PĖRHERSHĖM PĖR TĖRĖ NJERĖZIMIN
• CFARĖ KOMPROMISI LIDHUR ME SERBĖT MUND TĖ BĖJNĖ KOSOVARĖT NĖ BISEDIMET PĖR STATUS?
• FILLIMI I FUNDIT TE DEMOKRACISE FEUDALE NE KOSOVE
• CFAR OFERTE DUHET TĖ BĖJĖ QEVERIA CEKU PER 100 DITĖT E ARDHĖSHME?
• Me filloristė nuk mbrohet vatani
• Bashkimi Evropian pėrpara sfidės pėr gjakderdhje tė reja
• Kujt po i shėrben e pėrditshmja Koha Ditore
• Mos e ngatėrro Allahun me Kreshnikun Jehovian
• Evropianėve iu mungojnė politikat reale dhe tė sinqerta
• KOMBI KOSOVAR APO SHTETI KOSOVAR?
• GLOBALIZMI CESHTJA E SHTETIT DHE KOSOVA

Friends

eXTReMe Tracker

REAL Women in , looking to get LAID!


POWERED BY FREEBLOGNETWORK.com