SHOQATA KULTURORE "ZERI YNE" PRISHTINE"

5/31/2006 - E KUJT ĖSHTĖ KOSOVA?

 

JU MUND TE VIZITONI EDHE WEB FAQEN KRYESORE TE DR MILAZIM KRASNIQI DUKE KLIKUAR KETU...!

 

E KUJT ĖSHTĖ KOSOVA?

 

Vonesa kaq e madhe e pavarėsimit tė Kosovės, ka qenė e programuar dhe e dakorduar ndėrmjet strukturave kriminale vendore dhe atyre ndėrkombėtare, qė janė tė instaluara nė Kosovė. Atyre u ka leverdisur qė Kosova tė jetė tokė e kurrkujt, nė kaos, nė amulli, pa ligje, pa investime tė huaja, pa hapje ndaj botės, pa emancipim tė mirėfillė politik. Atyre u ka konvenuar qė tė vazhdojė ?statu quoja? e tė bėhen pasanikė, duke vjedhur paratė e buxhetit tė Kosovės e tė ndėrmarrjeve publike.

 

 

Dr. Milazim KRASNIQI

 

Titulli i kėtij teksti nuk ka tė bėjė me aspektin statusor tė Kosovės dhe tė ardhmen e saj si shtet i ri i pavarur, nė tė cilin pritet qė tė gjithė qytetarėt, pa dallim, tė kenė tė drejta tė garantuara dhe tė barabarta dhe pastaj ta pėrjetojnė si kėtė vend atdhe tė vetin. Nė tė vėrtetė, titulli ka tė bėjė vetėm me dilemėn qė vetvetiu po imponohet, duke shikuar zhvillimin marramendės tė korrupsionit dhe tė sjelljeve tė tjera kriminale tė shumė bartėsve tė funksioneve politike, qeveritare e publike. Pra, dilema qė ngrihet ėshtė se a e ndiejnė kėta njerėz Kosovėn si atdhe tė vetin. Apo, e konsiderojnė pasurinė e Kosovės, duke pėrfshirė edhe buxhetin e varfėr tė saj, si njė plaēkė tregu, qė u pėrket vetėm atyre dhe u lejuaka tė zhvatet sa mė shumė. Pėrgjigje e plotė nuk mund tė jipet, sepse ky ėshtė njė procesinflamator qė po vazhdon dhe qė ėshtė i maskuar edhe me simptome tė tjera tė krizės sė shoqėrisė. Megjithatė, ia vlen pėrpjekja e tematizimit tė problemit dhe e kėrkimit tė shkaqeve, qė e kanė legalizuar kėtė gjendje dhe kanė bėrė qė veprimtaria kriminale tė duket ?normale?, gjoja si produkt i tranzicionit.

 

 

Morali komunist- lule e dritė

 

Pėr tė kuptuar diēka mė shumė pėr gjendjen e sotme dramatike tė shpėrdorimit tė ēdo gjėje nga elita politike dhe administrative e sotme nė kėtė vend, sė pari duhet tė bėhet pėrpjekje qė tė gjendet filli. Pra, tė zbulohet se kur ka filluar trajtimi i pasurive dhe i buxhetit tė Kosovės si plaēkė tregu nga vetė politikanėt, qeveritarėt dhe zyrtarėt shqiptarė tė vetė Kosovės? A e kanė instaluar kėtė imoralitet komunistėt shqiptarė? Apo patriotėt shqiptarė tė periudhės sė okupimit? Apo patriotėt e periudhės sė jetės nė liri, nėn administrimin civil e ushtarak ndėrkombėtar tė Kosovės?

 

Kjo prerje kohore pėr tė gjetur rrėnjėt e kėtij krimi, mund tė fillojė nga vitet shtatėdhjetė, kur njė numėr mė i madh i shqiptarėve u inkuadruan nė politikėn dhe nė administrimin e Kosovės autonome. Ata drejtues nuk ėshtė se kanė qenė tė pa gabime e pa tė meta. Por, kur shihet qėndrimi i tyre ndaj resurseve dhe pasurive financiare tė Kosovės nga perspektiva e sotme, ai duket mjaft mbresėlėnės. Entuziazmi i tyre atdhetar vėrtet maskohej nga retorika komuniste, nga parullat e vėllazėrim-bashkimit tė kombeve e tė kombėsive, nga lavdėrimet inflatore e inflamatore pėr udhėheqėsin komunist Josip Broz Tito. Por, nuk janė shėnuar raste tė mėdha qė duart e tyre tė jenė futur nė buxhetin e Kosovės a tė jenė vjedhur masivisht paratė e ndėrmarrjeve publike. Zyrtarėt e lartė kanė pasur nga njė banesė, ose shtėpi, edhe ėshtė ditur se nga i kanė marrė.

 

 

Korrupsioni nėn okupim dhe nė liri ? ?dy sy nė njė ballė?

 

Edhe nė vitet nėntėdhjetė, ?nė vitet e republikės?, megjithė disa raste ekscesive tė shpėrdorimit tė fondeve tė pakta, nuk ka tė dhėna pėr ndonjė epidemi tė shpėrdorimit tė fondeve tė tre pėrqindshit. Sė paku deri nė vitin 1998. Ndėrsa, menaxhimi i parave tė dy ?fondeve tė luftės?, ka mbetur i pavlerėsuar, sepse nuk janė bėrė tė njohura asnjėherė as shumat dhe as destinimet e tyre. Natyrisht, shpėrdorimi i parave tė Kosovės nė mėnyrėn mė tė egėr, ka filluar nga makineria e regjimit tė Millosheviqit, me tė marrė kontrollin mbi Kosovėn nė vitin 1989. Prej atėherė, makineria e regjimit tė Millosheviqit, ka plaēkitur paratė nė banka, nė fondet pensionale, paratė e ndėrmarrjeve publike dhe paratė e qytetarėve. Ajo vėrtet ka qenė njė epidemi e plaēkitjes dhe e zhvatjes sė tė gjitha parave qė kanė qenė nė dispozicion. Por, ngushėllimi i qytetarėve ka qenė se ai ishte njė regjim okupator qė e kishte kohėn tė numėruar. Mirėpo, ēmontimi i atij regjimi okupator dhe gjakatar, nuk shėnoi edhe ēmontimin e korrupsionit, tė plaēkitjes dhe tė zhvatjes sė egėr tė fondeve publike. Kėto praktika, megjithėse me metoda jashtėzakonisht tė sofistikuara, i vazhduan segmente tė adminstratės civile ndėrkombėtare (UNMIK-ut). Nė vitet 1999-2001, misioni civil ndėrkombėtar ka qenė zotėrues i plotė i buxheteve e fondeve, jashtė ēdo lloj kontrolli dhe jashtė bashkėqeverisjes, prandaj rrallė e tek ėshtė marrė vesh se ēfarė po bėnin burokratėt e UNMIK-ut me paratė qė vinin pėr rindėrtim, po edhe e paratė qė filluan tė derdheshin nė ?buxhetin e konsoliduar tė Kosovės?. Kur filloi tė instalohej bashkėqeverisja me vendorėt, veēmas pas zgjedhjeve tė dyta parlamentare, filloi edhe ?ndarja e punėve? lidhur me abuzimin e buxhett dhe tė fondeve publike. Njė pjesė e ?kompetencave? tė shpėrdorimit tė parave, u bartėn tek vendorėt. Dhe pa humbur kohė u pėrhap epidemia e paparė e korrupsionit dhe e plaēkitjeve tė parave publike nga qeveritarė e zyrtarė tė tė gjitha rangjeve. Krejt e qartė qė e tėrė kjo katrahurė u zhvillua dhe po zhvillohet nėn mbikėqyrjen dhe me lejen e UNMIK-ut, i cili ka dashur ta ketė njė partner tė njėjtė me veten e vet nė kėtė punė.

 

?Prodhimi vendor? i korrupsionit dhe i plaēkitjes

 

Nuk ėshtė e mundur tė bėhet njė pėrkujtues i plotė i tė gjitha hajnive, plaēkitjeve dhe dhe aferave korruptive, veēmas tė kėtyre tri viteve tė fundit, por mjaton tė pėrkujtohen vetėm disa mė shokuese: 1)shpėrdorimi i rreth njė milonė eurove vetėm pėr blerjen e disa veturave nga presidenca e Kosoėvs. Edhe pse u fillua njė proces hetimor, ai ka mbetur i bllokuar dhe ashtė vėmendjes sė opinionit publik. Pa vdekjes sė ish kryetarit Ibrahim Rugova, kjo punė duket s do tė nxirret ad acta. Raporti i ri i auditimit, publikimi i tė cilit ėshtė paralajmėruar tashmė, ka gjasa se do tė sjellė tė dhėna shokuese lidhur me keqpėrdorimin e mjeteve buxhetore nga presidenca nė vitin 2005. 2)Ėshtė raportuar pėr shpėrdorime fondesh edhe nga ish kryetari i Kuvendit tė Kosovės. Jo vetėm vendimmmarrja joligjore pėr ndėrtimin e vilės protokollare nė Gėrmi, e blerjes sė njė veture me ēmim enorm, por edhe blerja e rrobave pėr veten e tij e pėr vartėsit e tij me paratė e buxhetit tė Kosovės, ka qenė stil i punės sė tij. 3)Edhe ish kryeministri Bajram Kosumi, pati shkelur me tė dyja kėmbėt nė shpėrdorim tė pozitės, qoftė dhe vetėm kur pati harxhuar 20.000 euro pėr kthim nga Turqia nė Kosovė me njė avion privat. 4)Disa ministra kanė blerė edhe ēorape e triko me paratė e buxhetit tė Kosovės, ndėrsa ditėt e fundit u faktua se Ministria e Shėrbimeve Publike ka blerė edhe naftė me ēmime shumė mė tė larta se sa ėshtė ēmimi nė treg. 5) Edhe infromatat qė vijnė nga auditimet e komunave, janė shokuese, sa i pėrket shpėrdorimit tė parave dhe keqmenaxhimit. Por, numėrimi i rasteve do tė kėrkonte tė shkruhej njė libėr i tėrė, ndėrsa ky nuk ėshtė qėllimi i kėtij teksti. Rastet qė u pėrkujtuan, janė vetėm pėr tė argumentuar se edhe vetė kreu politik e vetėqeverisės, duket i infektuar nga virusi i korrupsionit e prej andej epidemia e korrupsionit nė shoqėri ėshtė e pėrhapur. Natyrisht, gjiuthmonė kjo bėhet me lejen e heshtur tė UNMIK-ut, i cili ėshtė partner ?strategjik? i shpėrdoruesve vendorė nė tėrė kėtė biznes. Raporti i Agjensisė sė OKB-sė pėr kontrolle tė brendshme tė misioneve paqerajtėse, e ka nxjerrė misionin civil ndėrkombėtar Kosovė (UNMIK-un) tė pėrfshirė gjerėsisht nė korrupion.

 

Mjafton tė pėrkujtohen vetėm dy prej tyre. 1) Vjedhja e menaxherit tė KEK-ut, Xho Troshler, qė u denoncua por u izolua si rast, edhe pse shifrat qė pėrmenden si investime nė KEK, janė marramendėse dhe larg pėrmirėsimit faktik tė gjendjes sė termocentraleve. 2) Drejtori i Aeroporit tė Prishtinės, Jan Vollet, u zu me korrupsion tė faktuar, por hetimet mbeten tė bllokuara. Ka qenė vetė kreu i UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen, qė i ka mohuar akuzat dhe i ka fashitur emocionet e opinionit publik e tė kureshtjes sė mediave, duke sforcuar retorikėn e tij pro pavarėsisė.

 

 

Etiketė patriotizmi, mbi produktet kriminale

 

Tash po u rikthyem te pyetja e fillimit, se e kujt ėshtė Kosova, pėrgjigjen e kemi edhe mė tė vėshtirė se sa nė fillim. Kjo pėr shkak se ata qė e kanė mandatin pėr drejtimin e vendit, pėr qeverisje, pėr krijimin e bazės ligjore, vetė janė tė pėrfshirė nė korrupsion e nė degjenerimin e pamjes institucionale dhe statusore tė Kosovės. Kjo ėshtė e ngjashme me rastin ku i zoti i shtėpisė e vjedh shtėpinė e vet. E kjo vėrtet nuk ėshtė njė praktikė e njohur, sė paku jo nė rastet e njerėzve normalė. Nė njė rast kur do tė ndodhte diēka e tillė, personi do tė konsiderohej i shthurur, i mbrapshtė, i poshtėr, jonormal. Sepse vjedhjen e shtėpisė sė vet mund ta bėjnė vetėm tė shthururit, tė mbrapshtit, tė poshtrit dhe jonormalėt. Po qeveritarėt dhe drejtuesit e rangjeve tė ndryshme qė vjedhin fondet publike, tė cilat u janė dhėnė nė dorėzim pėr menagxhim korrekt e ligjor, pse nuk emėrtohen si njerėz tė shthurur, tė mbrapshtė, tė poshtėr e jonormalė? Pėrkundrazi, ka raste qė sa mė shumė u vėrtetohen hajnitė, u forcohen pozitat nė parti, nė qeveri, nė administratė ose nė ndėrmarrje publike. Pse ndodh kėshtu? Kėshtu ndodh ngase tashmė ajo ėshtė bėrė strukturė e organizuar, me shumė para dhe shumė resurse njerėzore nė dispozicion, dhe nė partneritet tė fortė me UNMIK-un.

 

Kjo strukturė e organizuar ka shkuar aq larg tashmė sa ka arritur t?i frikėsojė qytetarėt e t?ua mbyll gojėn. Ka arritur qė t?i detyrojė tė shikojnė pėrdhe, edhe kur e dinė saktėsisht se po vidhen fondet publike, prej tė cilave ata do tė duhej tė merrnin shėrbime mė tė mira mjekėsore, arsimore, pensionale, etj. Kjo strukturė ka krijuar propagandėn se punon pėr pavarėsinė e Kosovės dhe se tė gjithė duhet t?i nėnshtrohen pritjes sė ditės sė pavarėsisė, e cila nuk po u realizuaka po u denoncuan qeveritarėt e korruptuar e tė kriminalizuar. Pra, e kanė krijuar njė etiketė patriotizmi, mbi produktet e veta kriminale. E meqė janė ?pavarėsisjellės?, ia kanė mbushur vetes mendjen se ata nė tė vėrtetė janė Kosova vetė. Ata janė tė Kosovės dhe Kosova ėshtė (pronė) e tyre, ngjashėm me parullėn e dikurshme: ?Mi smo Titovi, Tito je nas?, (Ne jemi tė Titos, Tito ėshtė yni.)Prandaj, nuk kanė as kujt t?i japin llogari, sepse jashtė tyre nuk ekziston kurrkush e kurrgjė. Ata nuk kanė pse i pėrgjigjen pyetjes e kujt ėshtė Kosova, sepse ia kanė mbushur vetes mendjen se Kosova janė vetė ata dhe Kosova ėshtė vetėm (pronė) e tyre.Nė kėtė pikė, janė e kundėrta e pushtetarėve serbė, tė cilin e dinin se Kosova ėshtė e huaja dhe prandaj zhvatnin sa mundin e me shpejtėsi, duke e ndier se po u shkiste dheu nėn kėmbė. Pra, ata e dinin se Kosova nuk u pėrkiste atyre dhe meqė ishte bėrė e huaj, donin ta shkatėrronin. Ndėrsa, pushtetarėt e korruptuar shqiptarė, ia kanė mbushur vetes mendjen se ata vetė janė Kosova dhe prandaj mund tė bėjnė si tė duan e ēfarė tė duan. (Mjafton tė mos ia prishin terezinė komunitetit ndėrkombėtar.) Prandaj edhe i japin vetes tė drejtė tė bėjnė ēfarė tė duan: ndėrtojnė shtėpi ku tė duan, marrin dyqane ku tė duan, privatizojnė ndėrmarrjet publike si tė duan, e harxhojnė buxhetin si tė duan.

 

 

Aleanca e strukturave kriminale pėr vonimin e pavarėsisė

 

Shtrohet njė pyetje tjetėr, po aq e komplikuar: ata qė janė tė goditur nga epidemia e shpėrdorimit tė pushtetit tė tashėm, qytetarėt, a e dinė se e kujt ėshtė Kosova? Apo mos mendojnė se ajo ende ėshtė e kurrkujt, as e Serbisė, por as e tyrja plotėsisht. A thua pėr kėtė shkak e fusin kokėn nė rėrė? Nėse ėshtė ky shkaku, atėherė rezulton se vonesa kaq e madhe e pavarėsimit tė Kosovės, ka qenė e programuar dhe e dakorduar ndėrmjet strukturave kriminale vendore dhe atyre ndėrkombėtare, qė janė tė instaluara nė Kosovė. Atyre u ka leverdisur qė Kosova tė jetė tokė e kurrkujt, nė kaos, nė amulli, pa ligje, pa investime tė huaja, pa hapje ndaj botės, pa emancipim tė mirėfillė politik. Atyre u ka konvenuar qė tė vazhdojė ?statu quoja?, e tė bėhen pasanikė, duke vjedhur paratė e buxhetit tė Kosovės e tė ndėrmarrjeve publike. Rrjedhimisht shumė prej tyre edhe do t?i kenė nxjerrė paratė jashtė Kosove, ?pėr ditė tė zeza? qė mund tė vijnė pėr ta, kur Kosova tė bėhet vend normal, shtet ligjor dhe ku tė gjithė qytetarėt kanė tė drejta tė barabarta, duke pėrfshirė kėtu edhe tė drejtėn qė tė dinė se ēfarė bėhet me taksat e tyre. Kjo e bėn mė tė qartė shkakun pse qeveritarėt aktualė tė Kosovės nuk nguten qė tė fitohet pavarėsia e tė fillojė njė fat i ri i kėtij vendi dhe i kėtyre qytetarėve. Ata nuk kanė pse tė nguten vėrtet, sepse tash e kanė ambientin shumė mė tė pėrshtatshėm pėr qėllimet e tyre prej profiterėsh.Ende kanė punė pėr tė kryer me tendera, me privatizim tė egėr, me biznese tė paligjshme, me paratė e pista. E kur t?i mbarojnė kėto punė, atėherė mund tė kėrkojnė qė tė vendoset shteti ligjor, i cili do t?ua mbrojė pasuritė. Pra, ata kanė durim dhe janė tė gatshėm tė durojnė deri nė shqiptarin e fundit tė papunė e tė pa bukė. Nė fund tė fundit, a nuk mjafton qė kėta qeveritarė pasanikė, janė ?pavarėsisjellės?? Ndėrsa, mbrapshtitė e tyre, qė e kanė paralizuar jetėn nė Kosovė, i shkojnė nė favor administrimit tė tejzgjatur ndėrkombėtar mbi Kosovėn. Pra, ėshtė njė aleancė qė funksionon nė favor tė strukturave kriminale vendore dhe tė strukturave tė korruptuara ndėrkombėtare. Epilogu i kėsaj aleance perverse, do tė jetė njė gjysmėpavarėsi e Kosovės, me vazhdimin e protektoratit ndėrkombėtar dhe me idenė se edhe ajo gjysmėpavarėsi nuk ėshtė e merituar nga populli i Kosovės (sepse nga qeverisja e deritashme ėshtė krijuar bindja se ėshtė i paaftė tė qeverisė veten!), po ėshtė dhuratė nga komuniteti ndėrkombėtar. Ky nė fakt, ėshtė komploti mė i rėndė qė i ėshtė bėrė Kosovės dhe popullit tė saj nė liri nga udhėheqėsit e saj tė korruptuar e tė kriminalizuar. Edhe ngjarjet e marsit tė vitit 2004, sipas gjasave, janė produkt i kėtij komploti.

 

Qytetarėt e Kosovės, ata qė nuk kanė punė e bile as bukė, shtiren sikur nuk kanė tė bėjnė fare me kėtė Kosovė. Populli ynė dikur ka pasė thėnė se kush nuk e dėgjon nėnėn e dėgjon njerkėn. Por, duket sheshit se mė vonė e ka harruar vetė kuptimin e kėsaj fjale. Meqė tash as nuk ndihmojnė fjalėt e urta, populli ynė do tė duhej tė ndėrtojė njė botėkuptim filozofik tė ri se ēka kupton me fjalėn atdhe, nė kohėn e zhvillimeve mararmendėse ekonomike, tė integrimeve e tė globalizmit nė botė nė njėrėn anė dhe tė kriminalizimit tė institucioneve tė veta pėrfaqėsuese nė anėn tjetėr. Do tė duhej tė formulonte edhe disa postulate etike pėr politikėn qė kėrkon mbėshtetje tek votat e tij. Dhe tė kėrkojė ndėrtimin e tė kontribojė realisht nė funksionalizimin e shtetit ligjor. Jashtė tyre, populli, sikundėr qė ėshtė sovran, ėshtė edhe pėrgjegjės pėr fatkeqėsitė qė i bien nė kokė dhe pėr poshtėrimin qė ia bėjnė pėrfaqėsuesit e korruptuar e tė kriminalizuar, duke ia nėpėrkėmbur atdheun, deri nė atė masė sa t?ia topisin edhe ndjenjėn dhe vetėdijen se ai atdhe i pėrket atij populli dhe jo hajdutėve qė abuzojnė ?nė emėr tė popullit?.

 


<- Last Page :: Next Page ->
• Dita e pare e Pavaresise se Kosoves

• Faqja e Kryeministrit Hashim Thaci

• Shtetet qe njohin Kosoven e Pavarur

Looking for real singles? Find someone now on the world’s largest online dating network. FREE signup! Post a FREE ad w/5 photos, mingle in chatrooms, watch video intros , meet your soulmate! 1000 new photos posted every day. Meet someone NOW!

ZERI YNE

SHOQATA KULTURORE "ZERI YNE" PRISHTINE"

Recent Posts

• Shqiptarёt tё lirё apo nёn protektorat
• LIDHJA E PRIZRENIT, PAVARĖSIA E MALIT TĖ ZI DHE GJEOPOLITIKAT E REJA BALLKANIKE
• E KUJT ĖSHTĖ KOSOVA?
• KUSH ĖSHTĖ KĖSHILLTAR I KUJT NĖ KOSOVĖ
• “Kryqomania”
• NJĖ MESAZH I PĖRHERSHĖM PĖR TĖRĖ NJERĖZIMIN
• CFARĖ KOMPROMISI LIDHUR ME SERBĖT MUND TĖ BĖJNĖ KOSOVARĖT NĖ BISEDIMET PĖR STATUS?
• FILLIMI I FUNDIT TE DEMOKRACISE FEUDALE NE KOSOVE
• CFAR OFERTE DUHET TĖ BĖJĖ QEVERIA CEKU PER 100 DITĖT E ARDHĖSHME?
• Me filloristė nuk mbrohet vatani
• Bashkimi Evropian pėrpara sfidės pėr gjakderdhje tė reja
• Kujt po i shėrben e pėrditshmja Koha Ditore
• Mos e ngatėrro Allahun me Kreshnikun Jehovian
• Evropianėve iu mungojnė politikat reale dhe tė sinqerta
• KOMBI KOSOVAR APO SHTETI KOSOVAR?
• GLOBALIZMI CESHTJA E SHTETIT DHE KOSOVA

Friends

eXTReMe Tracker

REAL Women in , looking to get LAID!


POWERED BY FREEBLOGNETWORK.com