SHOQATA KULTURORE "ZERI YNE" PRISHTINE"

5/18/2006 - KUSH ĖSHTĖ KĖSHILLTAR I KUJT NĖ KOSOVĖ

Leximi i mbrapshtive

 

JU MUND TE VIZITONI EDHE WEB FAQEN KRYESORE TE DR MILAZIM KRASNIQI DUKE KLIKUAR KETU...!

 

KUSH ĖSHTĖ KĖSHILLTAR I KUJT NĖ KOSOVĖ

 

Nėse deputetėt e Kuvendit tė Kosovės nuk kanė autoritet mbi ligjet qė i miratojnė, atėherė rezulton se nė tė vėrtetė, ata janė kėshilltarė tė Zyrės Ligjore tė UNMIK-ut, e jo tė zgjedhur tė qytetarėve tė Kosovės. Fakti qė ata nuk mund ta mbrojnė as tekstin e ligjit qė e miratojnė, vėrtet tregon se ata realisht janė vetėm kėshilltarė.

 

 

Deklarata e kryeministrit tė Kosovės, Agim Ēekut, lidhur me ndryshimet qė i ka bėrė Zyra Ligjore e UNMIK-ut  Ligjit mbi vlerat e Luftės, ishte njė deklaratė qė e bėn njeriun t’i dhimbset ish komandanti i pėrgjithshėm i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Ai u pėrpoq tė rikujtojė termat e ndryshuar, duke lėnė tė nėnkuptohej se do tė mbetej i angazhuar qė tė gjendet njė kompromis me burokratėt e UNMIK-ut lidhur me kėtė ēėshtje, por duke lėnė mesazhin se nuk do tė mund tė bėhej shumė nė kėtė drejtim. Po kaq e mjerė ėshtė edhe pozita e Kuvendit tė Kosovės nė raport me kėtė ligj, me Ligjin pėr Radiotelevizionin publik tė Kosovės dhe nė fund tė fundit me tė gjitha ligjet e tjera tė cilat i miraton, ndėrsa ia ndryshon sipas qejfit tė vet Zyra Ligjore, pa ia kthyer mė pėr miratim. Duke i parė me dhimbje kėto zhvillime, vetevetiu shtrohet pyetja: pse janė katandsur nė kėtė pozitė kaq inferiore institucionet e Kosovės dhe zyrtarėt e lartė tė tyre?   

Ndoshta shkakun duhet kėrkuar nė themelin mbi tė cilin kėto institucione janė ngritur. Nė kėtė kontekst, problem ėshtė emėrtimi i tyre. Emėrtimi ėshtė i pasaktė, sepse nuk i pėrgjigjet realitetit, pėrkatėsisht kuptimit qė  kanė ato emėrtime nė vendet normale, qė nuk janė nėn administrim civil e ushtarak ndėrkomėtar, sikundėr ėshtė Kosova. Ky shpėrpjestim ndėrmjet emėrtimit dhe statusit tė institucioneve prodhon krizė. Fjala vjen, Kuvendi i Kosovės emėrtohet si pushtet legjislativ, e kjo nė kushte normale do tė thotė se ai miraton ligje nė mėnyrė sovrane. Nė fakt, nė kreun 9, tė Kornizės Kushtetuese vėrtet thuhet se “Kuvendi i Kosovės ėshtė institucioni mė i lartė pėrfaqėsues dhe ligjvėnės i vetėqeverisjes sė pėrkohshme tė Kosovės”. Por, emėrtimi i kėtillė, si “institucioni mė i lartė pėrfaqėsues dhe ligjvėnės i vetėqeverisjes sė pėrkohshme tė Kosovės” ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me tekstin e preambulės nė tė cilin thuhet: “Duke pranuar se ushtrimi i pėrgjegjėsive tė institucioneve tė pėrkohshme tė vetėqeverisjes nė Kosovė nė asnjė mėnyrė nuk ndikon apo zvogėlon pushtetin e plotfuqishėm tė PSSP-sė pėr zbatimin e Rezolutės 1244 (1999) tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara”. Pra, emri Kuvend dhe “ institucion mė i lartė pėrfaqėsues”, janė vetėm perde tymi pėr tė fshehur disi faktin se ky institucion ėshtė vetėm njė shtojcė pushteti nėn “ pushtetin e plotfuqishėm tė PSSP-sė.” Dihet se ligjet qė miraton Kuvendi i Kosovės, nuk janė valide pa u nėnshkruar nga Pėrfaqėsuesi Special. Por, kjo nuk do tė ishte e keqja mė e madhe e pozitės prej kukulle tė Kuvendit tė Kosovės. E keqja e madhe ėshtė se Zyra Ligjore e PSSP-sė, ligjin qė e ka miratuar njėherė Kuvendi i Kosovės, e ndryshon sipas qejfit tė vet, dhe ndryshimet nuk ia afron fare Kuvendit qė ai tė deklarohet pėr ato ndryshime. Ato vetvetiu bėhen ligj!!! Raste tė freskėta tė kėsaj praktike subordinuese janė Ligji pėr Radiotelevizionin Publik tė Kosovės dhe Ligji pėr vlerat e Luftės. Edhe se kėto ligje janė miratuar nga Kuvendi i Kosovės, ato janė ndryshuar nga Zyra Ligjore e UNMIK-ut dhe Kuvendi si “institucioni mė i lartė pėrfaqėsues dhe ligjvėnės i vetėqeverisjes sė pėrkohshme tė Kosovės” , nuk ka asnjė kompetencė mbi ato ndryshime qė janė bėrė dhe qė ka gjasa se do tė prodhojnė krizė.

E keqja mė e madhe nė kėtė mes, por kėsaj here morale, ėshtė heshtja e deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės, pranimi prej  tyre i asaj pozite skajshmėrisht inferiore dhe vasale. A janė ata deputetė a nuk janė deputetė? Nėse deputetėt e Kuvendit tė Kosovės nuk kanė autoritet mbi ligjet qė i miratojnė, atėherė rezulton se nė tė vėrtetė, ata janė kėshilltarė tė Zyrės Ligjore tė UNMIK-ut, e jo tė zgjedhur tė qytetarėve tė Kosovės. Fakti qė ata nuk mund ta mbrojnė as tekstin e ligjit qė e miratojnė, vėrtet tregon se ata realisht janė vetėm kėshilltarė. Pse ata nuk kanė kurajė ta pranojnė kėtė fakt dhe tė tregohen tė sinqertė me qytetarėt e Kosovės, vėrtet ėshtė edhe problem moral.Por, pasojat e kėsaj fshehjeje tė sė vėrtetės, kur tė fillojnė tė ndihen dėmet e ligjeve jolegjitime, mund tė rezultojnė me humbjen e besimit tė qytetarėve tė kėtė garniturė politike.    

Por, nuk ėshtė vetėm Kuvendi nė kėtė pozicion. Pozicion prej  kėshilltari ndaj UNMIK-ut ka edhe Qeveria e Kosovės. Edhe vendimet e saj i nėnshtrohen vullnetit tė PSSP-sė dhe Zyrės Ligjore, po edhe mekanizmave tė tjerė, duke pėrfshirė edhe zyrat e ndėrlidhjes sė shteteve tė ndryshme, qė shpesh herė e bėjnė ligjin nė Kosovė. Nga paraqitjet publike, nė tė vėrtetė nga kapardisjet publike, ministrat lėnė mbresėn se janė ministra, ndėrsa e vėrteta ėshtė se edhe ata janė kėshilltarė tė PSSP-sė, meqė vendimet  e tyre i nėnshtrohen vullnetit tė kėsaj instance tė admnistrimit ndėrkombėtar tė Kosovės, ose levave tė saj. 

Prej kėndej ėshtė e pakuptueshme dhe krejt e panevojshme qė nėpėr ministri e nė kryeminsitri, janė angazhuar ajo mizėri kėshilltarėsh, qė paguhen nga buxheti i varfėr i Kosovės. Vėrtet, nuk ka pasur e nuk ka nevojė qė tė paguhen gjithė ata kėshilltarė tė kėshillltarėve, pėr punėt qė nuk ua merr kush para sysh. Kur nuk mirren para sysh as propozimet dhe ligjet qė miratojnė deputet-kėshilltarėt dhe ministra-kėshilltarėt, ėshtė e kotė tė mbahen kėshilltarėt e kėshilltarėve, tė cilėt vetėm sa shkaktojnė shpenzime dhe e rrisin konfuzionin politik nė kėtė vend.

 

15 maj 2006


<- Last Page :: Next Page ->
• Dita e pare e Pavaresise se Kosoves

• Faqja e Kryeministrit Hashim Thaci

• Shtetet qe njohin Kosoven e Pavarur

Looking for real singles? Find someone now on the world’s largest online dating network. FREE signup! Post a FREE ad w/5 photos, mingle in chatrooms, watch video intros , meet your soulmate! 1000 new photos posted every day. Meet someone NOW!

ZERI YNE

SHOQATA KULTURORE "ZERI YNE" PRISHTINE"

Recent Posts

• Shqiptarёt tё lirё apo nёn protektorat
• LIDHJA E PRIZRENIT, PAVARĖSIA E MALIT TĖ ZI DHE GJEOPOLITIKAT E REJA BALLKANIKE
• E KUJT ĖSHTĖ KOSOVA?
• KUSH ĖSHTĖ KĖSHILLTAR I KUJT NĖ KOSOVĖ
• “Kryqomania”
• NJĖ MESAZH I PĖRHERSHĖM PĖR TĖRĖ NJERĖZIMIN
• CFARĖ KOMPROMISI LIDHUR ME SERBĖT MUND TĖ BĖJNĖ KOSOVARĖT NĖ BISEDIMET PĖR STATUS?
• FILLIMI I FUNDIT TE DEMOKRACISE FEUDALE NE KOSOVE
• CFAR OFERTE DUHET TĖ BĖJĖ QEVERIA CEKU PER 100 DITĖT E ARDHĖSHME?
• Me filloristė nuk mbrohet vatani
• Bashkimi Evropian pėrpara sfidės pėr gjakderdhje tė reja
• Kujt po i shėrben e pėrditshmja Koha Ditore
• Mos e ngatėrro Allahun me Kreshnikun Jehovian
• Evropianėve iu mungojnė politikat reale dhe tė sinqerta
• KOMBI KOSOVAR APO SHTETI KOSOVAR?
• GLOBALIZMI CESHTJA E SHTETIT DHE KOSOVA

Friends

eXTReMe Tracker

REAL Women in , looking to get LAID!


POWERED BY FREEBLOGNETWORK.com