5/10/2006 - Kryqomania
Kryqomania
Simbolika e simboleve
Ėshtė Koha e fundit qė disa struktura proserbe qė funksionojnė nė KOM tė ndėrgjegjėsohen dhe tė heqin dorė nga projektet qė parashohin provokim e konflikt ndėrfetar. Ėshtė mirė qė kėtu sa mė parė tė ndėrhyjnė strukturat gjegjėse shtetėrore dhe ti stopojnė tentativat destabilizuese tė vendit, ti herrin therrat dhe ti hapin vend mbirjes sė drunjėve nė Malin e Vodnos dhe ta pengojnė mbirjen e kryqeve
Nga: Shaban AZIRI
Maqedonia ėshtė shtet laik! Kėshtu shkruan nė Kushtetutėn e kėtij shteti dhe, kėshtu sillen tė gjithė pushtetarėt, tė paktėn kur janė nė pyetje kėrkesat institucionale tė dalura nga komuniteti mysliman i vendit. Madje, asnjė nga kėrkesat e myslimanėve nuk mund tė jenė barrė e shtetit, sepse, ky komunitet, si asnjė organ e institucion i vendit, e ka tė qartė se ēka do tė thotė laicizmi i vendit pėrmes sė cilės kushtetueshmėrisht obligohen institucionet shtetėrore qė tė vėnė, ta kultivojnė dhe ta ruajnė barazpeshėn ndėrkonfesionale qė mbisundon nė vendin tonė.
A ėshtė me tė vėrtetė Maqedonia shtet laik? Sa funksionarėt e shtetit mundohen qė ta reflektojnė multikonfesionalitn e vendit? Nė kėtė rrafsh Maqedonia dhe funksionarėt e vendit ka kohė qė kanė rrėshqitur tatėpjetė, drejt etnonacionalizmit dhe drejt pasqyrimit tė rrejshėm tė shtetit si monotheist! Pushtetarėt maqedonasė, duke u ndjerė tepėr keq madje edhe tė fyer nga epiteti tė cilit i kanė takuar deri dje ateist, kohėve tė fundit nuk lėnė vakt e rast pa shkuar nė kishė. Jo vetėm sa pėr ti tėrhequr nė pėrkrahje tė opcioneve politike ata besimtarėt tė devotshėm ortodoks por, gjithnjė e mė shumė, ky lojalitet i funskionarėve maqedonasė karshi kishės ortodokse, po merr trajtėn e angazhimit institucional pėr ta paraqitur Maqedoninė si shtet ortodoks! Nė ekspansion ėshtė kopjimi i funksionarėve serb dhe grek!
Pa dyshim, ėshtė shumė mirė, madje edhe pėr tu respektuar, pėrpjekja e funksionarėve tė vendit qė tė bėhen, tė paktėn besimtarė tė mirė! Dikush thotė se, tė shkuarit e tyre nėpėr kisha nė fakt ėshtė vetėm lutje pėr tu shplarė nga mėkatet e pėrditshme! Natyrisht, ky konstatim le tė mbetet nė sferėn e sarkazmės, ndėrsa, nuk guxon tė zvetėnohet konstatimi mė i realshėm: po hedhen hapat e realizimit tė projektit pėr ta definuar Maqedoninė si shtet ortodoks ku mund tė zhvillohen edhe fetė e tjera dmth, Maqedonia ėshtė oazė e mirėkuptimit dhe ortodoksėt janė tolerantė dhe respektues tė feve tė tjera!
Shkuarja e funksionarėve tė lartė shtetėrorė nėpėr kisha, me raste tė ndryshme fetare e jo fetare, tashmė ka filluar tė pėrcillet edhe me ftesė qė po ua bėjnė ekskluzivisht priftėrinjėve ortodoksė pėr inagurim tė ndonjė gurthemeli apo tė ndonjė objekti shoqėror e shtetėror; me ftesė qė po ua bėjnė vetėm priftėrinjėve ortodoksė pėr tė prezantuar nė promovime e pėrurime tė projekteve shkencore e shoqėrore. Krejt kjo lidhshmėri shpirtėrore nė mes politikanėve dhe priftėrinjėve ortodoksė maqedonasė kulmoi me falje tė disa hoteleve nė pronėsi tė KOM-it, me sponsorim tė bisnespolitikanėve maqedonasė pėr ndėrtim tė kishave (rasti i prefektit aktual tė Shkupit), me involvimin e strukturave policore e gjyqėsore nė qetėsim tė situatave brendapėrbrenda nė KOM dhe, bashkėpunimi dhe shkrirja mė transparente e institucioneve tė shtetit me kėtė Kishė ndėrtimi dhe mirėmbajtja shtetėrore e Kryqit tė Mileniumit, nė Vodno tė Shkupit!
Shtrohet pyetja tė kujt janė malet e Maqedonitė? I kujt ėshtė Mali Vodno i Shkupit, tė kujt janė pikat e larta! Pa dyshim, mė sė paku janė tė Kishės Ortodokse Maqedonase. Nuk ka rrugė nacionale, nuk ka pikė tė lartė qė bie nė sy e qė nuk janė stolisur me kishėza, me kutiza ku ndizen qirinj pėr shpirt tė Krishtit, e me kryqe gjigante tė metalta. Ēka ėshtė e tepėr ėshtė e tepėrt! Jo se myslimanėt e vendit janė kundėr kryqeve apo kundėr simboleve krishtere. Nė asnjė mėnyrė! Madje, pėr tė dėshmuar se e dėshirojnė bashkėjetesėn me kisha, ėshtė e kohės qė myslimanėt e Shkupit tė ngrisin njė iniciativė pėr ta ndėrtuar njė xhami me minaret pėrskaj Kryqit tė Mileniumit. Tė ndėrtohet njė Xhami e Mileniumit e cila nė ēdo cep tė shtetit do tė reflektonte jo vetėm bashkėjetesė por edhe tolerancė dhe syēeltėsi tė funksionarėve tanė shtetėrorė.
U muar vesh, nėse do tė dilte ndonjė iniciativė e tillė, sakaq, strukturat e caktuara shtetėrore do tė fillonin tė gjurmanin elemente fundamentaliste nė atė iniciativė. Po tendenca qė me ēdo kusht tė uzurpohen malet dhe pikat e larta duke u stolisur me kryqe gjigante, a nuk ėshtė kjo shprehje e hapur e fundamentalizmit ortodoks!? Shteti laik i Maqedonisė e ndėrtoi dhe e mirėmban Kryqin e Milineumit! Mijėra kilovat orė energji i paguajnė qytetarėt e vendit, pa dallim pėrkatėsie kombėtare e fetare! Dhe, nė momentin kur ky eksperiment shtetėror ortodoks kalon, fillon dhe bajrakun pėr ta dėshmuar Maqedoniė si shtet ortodoks e merr KOM-i.
KOM-i fare mirė e ka tė qartė se myslimanėt e vendit asnjėherė nuk mund tė provokohen pėrmes ndėrtimit tė kishave, madje sikur ti ngriste nė ēdo cep rruge. Sepse, ky institucion ortodosk i vendit e ka fare tė qartė faktin se, nė tė kultivuarit e ndjenjave fetare islame zė vend edhe bindja se, tė gjithė faltoret, si xhamitė ashtu edhe kishat, janė shtėpi tė Zotit, ndaj dhe, iritimin e myslimanėve mundohen ta shkaktojnė pėrmes uzurpimit tė hapėsirave. Pa dyshim, ėshtė uzurpim hapėsire ēdo ngritje e kryqeve gjigante. Ngritja e kėtyre simboleve fetare nuk ėshtė nevojė shpirtėrore, por ėshtė refleksion i shpirtligėsisė, ėshtė provokim i planifikuar pėr ndonjė pakėnaqėsi ndėrkonfesionale. Uzurpimi i pikave tė larta me qėllim tė ngritjes sė simboleve fetare, ėshtė punė djallėzie, ėshtė pėrpjekje pėr deformim tė realitetit, ėshtė shpallje luftė Zotit, sepse Maqedonia multietnike dhe multikonfesionale ėshtė absolutisht vullnet i Tij dhe jo i KOM-it apo i strukturave tė tjera shtetėrore.
Nė Malin Vodno kėto ditė doli njė komision fiktiv dhe konstatoi se Kryqi i Mileniumit qenka roinuar aq shumė sa gati qenka nė shkatqėrrim e sipėr. Shteti, si pronar i kėtij Kryqi, nuk paskėsh mundėsi tė pėrkujdeset mė, ndėrsa, meqė Kisha Ortodokse Maqedonase nuk na qenka pronar dhe pa kompetenca pėr mirėmbajtje tė tė njėjtit Kryq, tani pėr inat tė shtetit do tė ngris njė kryq tjetėr vetėm sa pėr ti treguar shtetit se si mbahet kryqi. Sipas fjalėve tė sekretarit tė eparkisė sė Shkupit, Kosta Stanoevski, na paska dalur njė sponsor anonim, i cili i paskėsh dhuruar 50 mij euro dhe, shih ēuditėn, bamirėsi ortodoks nuk pranon tė tjetėrsohet ai donacion, ndėrsa, Kisha tani mė na qenka mbėshtetur pėr muri dhe me patjetėr e paskėsh ngritjen e njė kryqi 30 metėrsh nė Vodnon e Mesme, mu afėr hotelit. Po kush na qenka ai besimtar i devotshėm qė po jepka lekė me dedikime dhe, fare nė fund, kush ėshtė KOM qė tė ēojė nė vend amanete tė ēfaėrėdollojshme tė besimtarėve tė vet. Ēka tė bėjė Bashkėsia Fetare Islame nėse, ja pėr shembull, paraqitet ndonjė donator dhe donon ndėrtimin e njė xhamie bri Kryqit tė Mileniumit! Ēka nėse dikush do tė donojė ngritjen e Xhamisė sė vjetėr nė fillim tė Urės sė Gurit dhe, nė vendin e lėnė pėr fontanė nė Qendėr, tė donohet njė shadėrvan pėr abdest!
Ėshtė Koha e fundit qė disa struktura proserbe qė funksionojnė nė KOM tė ndėrgjegjėsohen dhe tė heqin dorė nga projektet qė parashohin provokim e konflikt ndėrfetar. Ėshtė mirė qė kėtu sa mė parė tė ndėrhyjnė strukturat gjegjėse shtetėrore dhe ti stopojnė tentativat destabilizuese tė vendit, ti herrin therrat dhe ti hapin vend mbirjes sė drunjėve nė Malin e Vodnos dhe ta pengojnė mbirjen e kryqeve.
Tė gjithė jemi dėshmitarė tė ngjarjeve tė fundit tė shkaktuara nga reshjet e shumta tė shiut. Malet na kanė mbetur pa drunjė dhe pėr pasojė dheu po rrėshqet, toka po ik! Dheun e mbajnė drunjtė, rrėnjėt e drunjve jo kryqet!
|