5/3/2006 - NJĖ MESAZH I PĖRHERSHĖM PĖR TĖRĖ NJERĖZIMIN
JU MUND TE VIZITONI EDHE WEB FAQEN KRYESORE TE DR MILAZIM KRASNIQI DUKE KLIKUAR KETU...!
NJĖ MESAZH I PĖRHERSHĖM PĖR TĖRĖ NJERĖZIMIN
Jetojmė nė njė botė ku kėto vlera janė nėpėrkėmbur nė njė masė tė madhe nga njerėzit, madje edhe nga shumė njerėz qė deklarativisht thonė se ndjekin rrugėn e pejgamberit tė fundit. Por, deklarimi dhe veprimi duhet tė jenė unikė, pėr tė dhėnė provėn e tė qenmit nė rrugėn e drejtė. Ata qė propagandojnė dhunėn, terrorin, intolerancėn, nėnēmimin ndaj njerėzve nė bazė tė ndarjeve racore, gjinore ideologjike ose fetare, nuk janė pasues tė vėrtetė tė Islamit.
Dr. Milazim KRASNIQI
Ngjarjet qė ndodhėn nė skenėn e madhe tė historisė, nė periudhėn ndėrmjet viteve 610- 632, nė tė cilėn Muhamedi, a.s., ishte i ngarkuar me Shpalljen Hyjnore, kur shikohen nė dritėn e efekteve qė prodhuan pėr fatet e popujve dhe tė njerėzimit nė pėrgjithėsi, na e bėjnė tė qartė se ėshtė fjala pėr zhvillime tė programuara nga Krijuesi i Botėrave.
Roli i Muhamedit, a.s., si bartės i shpalljes dhe si realizues praktik i saj, ishte specifik. Fitoret e muslimanėve kundėr idhujtarėve, ishin tė udhėhequra prej tij, ndėrsa fitorja e bizantinėve ndaj Persisė, e shpallur nė suren Er Rum, disa vite para se ajo tė ndodhte, ishte e publikuar po prej tij.
Ėshtė krejt e qartė se njė personalitet i tillė, tė cilit i ishte ngarkuar detyra qė tė sillte shpalljen hyjnore pėrfundimare pėr tėrė njerėzimin, me tė cilėn do tė transformoheshin esencialisht dhe pėrgjithmonė fatet e shumė popujve, ishte i veēantė nė tėrėsinė e vlerave morale, emocionale, intelektuale e shpirtėrore, e ku dhembshuria pėr njerėzit e pėr njerėzimin nė tėrėsi, ishte njėra nga cilėsitė e shprehura shumė qartė.
Edhe para se ti vinte profetėsia, njeriu qė strukej krejt i vetmuar nė shpellėn Hira tė malit Nur, dhe u dorėzohej meditimeve tė gjata, ishte i mbrujtur me pastėrti morale e me ndershmėri, qė e dallonte nga tė gjithė njerėzit. Prandaj edhe i kishin vu emrin njeriu besnik, shumė vite para se ti vinte profetėsia.
Por, ai edhe para shpalljes e edhe nė vitet e para tė saj, ishte njeri i pafuqishėm, nė botėn qė po katandisej gjithnjė e mė rėndė nė degradim moral e nė dhunė. Nė njė botė tė tillė, as vizionariteti i tij dhe i asnjė njeriu, nuk do tė mjaftonte pėr tė jetėsuar projektin e transformimit tė fateve tė shumė popujve, pa e pasur mbrojtjen e Krijuesit tė Botėve.
Prandaj, kur filloi ti vinte shpallja, druajtja e tij nga amaneti i madh qė po i ngarkohej, ishte njerėzore dhe ai provoi tė fshihej nėn batanijė. Mirėpo, shpejt u urdhėrua qė tė dilte e tė pėrhapte Shpalljen Hyjnore. Prej kėndej ėshtė e qartė se guximi, durimi, energjia, vendosmėria, sukseset dhe triumfi final, kanė qenė tė mundshme vetėm pėr shkak se ai vėrtet ishte i zgjedhur nga Zoti si profet, madje si vula e profetėve.
Pėr kėtė arsye, as arroganca dhe dhuna e banorėve tė Taifit, nuk e hidhėruan, deri nė atė masė sa tė kėrkonte dėnimin e atij vendi. Pėrkundrazi, edhe i fyer e i pėrgjakur nga sulmet barbare, ai pati mė shumė dhembshuri dhe prandaj bėri lutje qė ata banorė tė ktheheshin nė rrugėn e drejtė. Dhembshuria e tij ishte vendimtare qė ai urdhėroi grupin e pasuesve tė vet, qė tė emigronin nė Abisini, nė mėnyrė qė tė mos u ekspozoheshin torturave tė idhujtarėve.
Edhe kur triumfi i Islamit po bėhej realitet, Muhamedi a.s. mbeti modest, korrekt, e i dhembshur ndaj njerėzve. Kur hyri fitimtar nė Mekė, ai u tha njerėzve se ishin tė lirė tė ktheheshin nė shtėpitė e tyre. Nuk iu hakmor as atyre qė e kishin provokuar, e kishin sulmuar, e kishin detyruar tė emigronte nga vendlindja e vet. I la njerėz tė lirė.
Pėr tė arritur komunikim mė tė mirė e nė shenjė respekti ndaj tė gjithėve, fiseve tė ndryshme u fliste nė dialektet e tyre. Ndėrsa, nga letrat qė u dėrgoi prsonaliteteve tė ndryshme tė asaj kohe, shihet qartė se ēdo fjalė thuhej me kujdes, pėr tė afruar e pėr tė pėrfituar zemrat e njerėzve nė rrugėn e vėrtetė tė besimit nė njė Zot tė Vetėm.
Termat dhe toni i letrės qė i dėrgoi papės sė Romės, me gjuhėn e sotme mund tė vlerėsohen si kulminacioni i ofertės ekumenike: Po e citoj: Unė besoj se Isa (Jezusi,a.s.), djali i Merjemes/Marisė, ishte shpirt prej Allahut dhe fjalė e Tij. Allahu e futi atė nė Merjemen e devotshme. Unė i besoj Allahut, tė gjithė librave tė tij dhe urdhėrave tė Tij, tė cilat Ai mi shpalli mua dhe tė cilat Ai ia ka shpallur Ibrahimit (a.s,), Ismailit, (a.s.), Ishakut, (a.s.), Jakubit, (a.s.) dhe pasardhėsve tė tyre. Unė gjithashtu besoj nė atė qė Allahu i shpalli Musait (a.s.), Isės (a.s.) dhe pejgamberėve tė tjerė. Nė fe dhe besim ne nuk bėjmė dallim nė pranimin e pejgamberėve.
Edhe ligjėrata e tij nė haxhin lamtumirės ėshtė e pėrshkuar nga dashuria dhe nga dhembshuria pėr njerėzit. Me atė rast ai tha:
Ruajeni, respektojeni dhe nderojeni vlerėn e personalitetit dhe dinjitetit njerėzor. Njeriu ėshtė vepėr madhėshtore e All-llahut dhe mjerė ai qė nėnēmon nderin dhe dinjitetin e veprės sė All-llahut.
Kėto mesazhe pėr ruajtjen, respektimin dhe nderimin e dinjitetit njerėzor, janė aktuale edhe sot dhe do tė jenė tė vlefshme deri nė fundin e jetės njerėzore mbi faqe tė tokės.
Shembujt e dhembshurisė sė Muhamedit a.s., janė tė shumta dhe nuk mund tė paraqiten nė njė rast si ky. Por, nė njė rast si ky duhet tė riafirmohet mesazhi i tij pėr paqe mes njerėzve, pėr respekt mes njerėzve, pėr tolerancė e pėr dhembshuri ndaj njėri tjetrit.
Jetojmė nė njė botė ku kėto vlera janė nėpėrkėmbur nė njė masė tė madhe nga njerėzit, madje edhe nga shumė njerėz qė deklarativisht thonė se ndjekin rrugėn e pejgamberit tė fundit. Por, deklarimi dhe veprimi duhet tė jenė unikė, pėr tė dhėnė provėn e tė qenmit nė rrugėn e drejtė. Ata qė propagandojnė dhunėn, terrorin, intolerancėn, nėnēmimin ndaj njerėzve nė bazė tė ndarjeve racore, gjinore ideologjike ose fetare, nuk janė pasues tė vėrtetė tė Islamit.
Ndėrsa, ata qė karikojnė dhe tematizojnė me tone negative figurėn e Muhamedit, a.s.,si gjoja profet i dhunės, duhet ta lexojnė qoftė dhe vetėm Traktatin e Medinės, e tė shohin se si ishte rregulluar bashkėpunimi ndėrmjet, muslimanėve, hebrenjve e tė krishterėve, nė shekullin e VII, pra, para katrėmbėdhjetė shekujve.
Dhembshuria e pejgamberit tė fundit, Muhamedit., a.s., u manifestua edhe nė planin familjar, nė mesin e bashkėsisė myslimane, nė raport me kundėrshtarėt e mundur, ndaj robėrve, e madje edhe ndaj fajtorėve. Ajo dhembshuri ėshtė njė gurrė nga e cila pėrherė buron pėrkushtimi ndaj shpėtimit tė njeriut nga mėkatet dhe nga padrejtėsia nė kėtė botė dhe pėrpjekja pėr ti ndihmuar njeriut qė ta gjejė udhėn e shpėtimit nė kėtė botė dhe nė botėn e pėrjetshme.
Po ta ndiqte njerėzimi rrugėn e tij, duke kultivuar edhe dhembshurinė njerėzore, nuk do tė pėrjetonte katrahurat e skizmave tė doktrinare fetare, tė kryqėzatave, tė Inkuizicionit, tė revolucioneave shkatėrrimtare sociale, tė fashizmit, tė nacizmit, tė racizmit, tė antisemitizmit, tė komunizmit, tė terrorizmit e tė islamofobisė.
Duhet tė vetėdijėsohemi pėrfundimisht se bota mund tė fitojė paqen universale, vetėm nėse respekton shpalljet Hyjnore dhe udhėzimet e profetėve. Deri tash ėshtė provuar se sa mė shumė qė ėshtė larguar prej tyre, duke adoptuar ideologji tė shkėputura nga programi Hyjnor, ka pėrjetuar mė shumė vuajtje e ka prodhuar mė shumė urrejtje e dhunė.
Nuk ka asnjė dyshim se kėshtu do tė jetė edhe nė tė ardhmen, nėse nuk ndodh njė rikthim i vėrtetė nė programin hyjnor qė Zoti i Botėve ka pėlqyer dhe urdhėruar pėr njerėzimin nė kėtė botė. Rrjedhimisht, duhet tė mirret si model pėr tu pasuar dhembshuria e profetit tė fundit njerėzimit, Muhamedi, a.s., pėr tė cilėn Allahu Fuqiplotė nė ajetin 4 tė sures El Kalem, ka thėnė: Vėrtet ti je me virtytet mė tė bukura.
(Kumtesė e lexuar nė tubimin me rastin e shėnimit tė ditėlindjes sė profetit Muhamed, mė 22 prill 2006 nė Pallatin e Kongreseve nė Tiranė.)
|