SHOQATA KULTURORE "ZERI YNE" PRISHTINE"

4/22/2006 - CFARĖ KOMPROMISI LIDHUR ME SERBĖT MUND TĖ BĖJNĖ KOSOVARĖT NĖ BISEDIMET PĖR STATUS?

 

Nese doni te shkoni ke web faqja e Dr. Fadil Malokut kliko ketu

 

CFARĖ KOMPROMISI LIDHUR ME SERBĖT MUND TĖ BĖJNĖ KOSOVARĖT NĖ BISEDIMET PĖR STATUS?

 

1. Nė njė Konferencė tė simuluar vitin e kaluar nga ana e IDERK-ut , lidhur me Dialogun Prishtinė – Beograd, qė nga shumica e opinionit u shqua edhe si “provė gjenerale” pėr dialogun qė do tė fillojė mė vonė nė Vjenė, kam kuptuar se me cfarė pėrkushtimi i ishin pėrveshur ekspertėt serb cėshtjes sė decentralizimit tė Kosovės. Modelet dhe alternativat e ofruara nė kėtė Konferencė na bėnė tė mendojmė seriozisht se Qeveria e Beogradit ėshtė pregaditur jashtėzakonisht mirė jo pėr integrim tė serbve Kosovar, por pėr krijimin e njė deriqke tė vogėl  e cila padyshim qė nė fazat e ardhshme tė zhvillimeve dhe integrimeve rajonale do t’i bashkangjitej shtetit Serb! Nė tė vėrtetė, aty nuk i la pa u thėnė se shqiptarėt e Kosovės, cmimin pėr “pavarėsinė e kushtėzuar” qė ėshtė duke e fuqizuar bashkėsia ndėrkombėtare akoma nė nivele diplomatike, do tė duhej ta paguanin padyshim me cmimin e decentralizimit etnik, apo thėnė me eufemizėm njė lloj autonomie poashtu tė “kushtėzuar” serbe permbrenda konturave teritoriale egzistuese!  Pandami i “pavarėsisė sė kushtėzuar” “decentralizimi etnik", si duket edhe nė bisedat qė do vijnė nė Vjenė do jetė nė mos “patatja mė e nxehtė”, atėherė me siguri sfida mė e rėndė qė do t’i imponohet delegacionit Kosovar, nė njė moment kur tė vlerėsohet se ėshtė mirė tė lansohet. Kur tė lidhet kjo me kėrkesėn e Grupit Parlamentar qė t’i raportohet Kuvendit lidhur me ecurinė e “dialogut” tė fundit qė u zhvillua poashtu nė Vjenė javėn qė shkoi, kuptojmė se kjo”patate e nxehtė” veq sa ka filluar tė bartet nė duarėt e delegacionit Kosovar. Esenca qėndron nė atė se ne si qytetarė dhe opinion i gjėrė ende nuk i kemi tė dijtura asnjė nga detalet e fillimit tė’ kushtėzimeve eventuale qė ia ka bė apo do t’i bėjė Z. Rohan delegacionit tonė. Nga Raporti i delegacionit nė Vjenė  sikur nuk u thanė tė gjitha detalet rreth fillimit tė kapėrdimit tė kėsajė “patateje”! Disa deputet, duke mos qenė fortė tė informuar pėr rėndėsinė e procesit tė kyqjes sė kėsajė teme nė agjendėn e bisedimeve me Beogradin nė seancėn e fundit, sikur hezituan tė shkonin gjerė nė fund tė denoncojnė “lėshimet” eventuale tė delegacionit Kosovar. Apo me siguri, presin fazat e ardhshme mė tė vėshtira, ku padyshim delegacioni Kosovar do tė duhej tė jap mė shumė llogari Komisionit tė lartėpėrmendur Parlamentar.                                                                                          

 

2. Por cfar nė tė vėrtetė duhet tė bėjnė delegacioni ynė? Cilat modele egzistuese tė ndėrtimit tė raporteve funksionale do tė duhej t’i konsultonte ai para se definitivisht ta pranonte kėtė sfidė me “patatėn e nxehtė” (autonomi per serbėt)”  dhe “karrotėn e butė” (pavarėsi pėr shqiptarėt)?                                                                                               Eshtė poashtu e vėrtetė se tani e pesė vite, asnjėra qeveri e kaluar Kaoovare nuk ka bėrė ndonjė ofertė serioze pėr integrimin e pakicave, sidomos nė planin e referencave; kulturore, gjuhėsore, e veqenarisht ato politike, nė mėnyrė qė t’i ikej shantazhimit me “patatėn e nxehtė” tė decentralizimit etnik serb. Mendimi ynė ėshtė qė Qeveria dhe Grupet e ekspertėve te sajė tė zgjedhur me njė celės tejet absurd tė pėrkatėsisė partiake (!) , do tė duhej tė hartonin nė disa rrafshe strategjinė e integrimit tė komunitetit serb. Nė kėtė drejtim, kujtojmė qė disa nga paradigmat e Marrėveshjes sė Ohrit, do tė mund tė shėrbenin si njė kampion shoqėrues qė nė njė mėnyrė do ta betononin synimin e tyre tė padyshimtė integrues. Modeli i Marrėveshjes sė Ohrit, ka disa specifika identifikuese tė cilat nė mėnyrė telegrafike do tė mund tė konsultoheshin pa asnjė dyshimi.

 

S’ pari, ai tėrėsisht dhe pa kusht  e pėrjashton dhunėn si mjet pėr realizimin e qėllimeve politike qė nė rrethanat tona si mė shkurt i eliminon paradispozitat e nji klime dhe situate hipotetike tė serbve lokal pėr tė aranzhuar zhurmshėm synimin pėr njė autonomi teritoriale nė Kosovė.

 

S’dyti, argumenti i diskriminimit pozitiv etnik qė ėshtė favorizuar  tash sa vjetė pėrmes Kornizės Kushtetuese do tė mund ta kanalizohej nė njė pėrfaqėsim mė tė natyrshėm dhe nė koherencė me zhvillimet e ardhshme politike e demokratike. Largėpamėsit e dijnė qė shoqėria kosovare fiton shumė me kėtė logjikė.

 

S’ pari, mėnjanohėn tensionet etnike, neutralizohėn paknaqėsitė politike,  fuqizohet siguria dhe stabiliteti rajonal, pastajė  stimulohėn synimet integruese dhe pregaditėn paradispozitat pėr ndėrtimin e kapaciteteve multietnike.

 

S ’ dyti, gjithėkund pėrmes ligjeve dhe standardeve (qė sot Evropa i ka me bollėk) pėr grupimet minoritare blihen simpatia dhe lojaliteti politik dhe ai ekonomik, tė cilat pėr Kosovėn nė kėto momente janė ēėshtje egzistenciale. Kjo mund tė hetohet shumė qartė dhe shumė bindshėm nga refrenet e pėrditshme tė diplomatėve tė jashtėm, tė cilėt synimin e shqiptarėve pėr njė shoqėri independente qytetare po e akceptojnė akoma si tė papregaditur dhe tė papėrgjegjėshme pėr grupet minoritare qė nė shtetet e tyre janė qytetarė normal me tė gjitha tė drejtat qytetare. Shikuar me kėso dioptrie, Projekti apo ideja e integrimit tė mbrendshėm tė grupimeve etnonacionale, sipas modelit tė Ohrit, nuk do tė mund tė ishte jashtėkohor dhe i pandryshuar nė korpusin e cilėsive apo kritereve tė ashtuquajtura kulturore: besimeve, vlerave, normave, simboleve, gjuhės, veshjes, etj., ngase, ai nė fakt rrjedh nė njė mėnyrė nga aksioni dhe reaksioni i grupeve tė ndryshme etnonacionale, tė cilat kurr nuk pushojnė sė zhvilluari dhe emancipuari nė raport me vetėvehtėn dhe identitetet tjera pėrreth.

 

S’ treti, favori i Marrėveshjes sė Ohrit nė rastin e kosovės, do ta zhbėnte apo eliminonte praktikėn e gjertanishme tė emėrimeve dhe shkarkimeve tė anėtarėve tė asambleve Komunale jashtė dhe pavarėsisht protokolit tė institucionit apo mekanizmit tė zgjedhjeve qė solli shumė probleme dhe konflikte interesash edhe ndėrmjet vetė komunitetit serb, ngaqė e fragmentarizojė tejmase sa qė Administrata e UNMIK-t, pėr ta pėrmbyllur procesin e zgjedhjeve me gjuhėn e suksesit, u desh tė emėrojė njerzė jokompetent, jo autoritativ qė i sollėn dėm procesit tė demokratizimit dhe definimit tė statusit tė Kosovės.            

 

S’ katėrti, argumenti i vartėsisė hierarkike nga pushteti qendror, i cili ofertėn pėr enklavizim, kantonizim dhe decentralizim etnik (aludimi ėshtė pėr distancėn/lexo pavarėsinė e plotė?!/ e qarkut qendror nga ai periferik tė lansuar nga ekspertėt serb) do ta bėnte tė padiskutueshėm, edhe me faktin se Administrata qendrore, e jo ajo periferike do tė ishte alfa dhe omega e zhvillimeve tė mėtejme demokratike tė Kosovės.

 

S’pesti, sovraniteti (qė nė periudhat e ardhshme integrative Evropiane mjaftė do tė zhveshet nga kompetencat e gjertanishme) dhe kompaktėsia teritoriale, sė bashku me tėrėsinė etnike do tė mund tė konzervoheshin edhe pėr njė kohė tė gjatė. Pra sukcesivisht, do tė mund tė menjanoheshin zgjidhjet teritoriale tė shtetit nė favor tė interesave etnike, qė do ta pamundsonin projektin e ndarjes apo tė cenimit tė rendit unik juridik tė Kosovės.

 

S’ gjashti, aplikimi i fomulės sė shtetit qytetar, sundimit tė ligjit dhe tė rendit demokratik, do tė mund tė ofronte Kosovėn, shumė mė afėr derės sė integrimeve rajonale dhe asajė tė BE-sė.

 

S’ shtati, e drejta pėr shkollim, si njė ndėr tė drejtat elementare tė njeriut me kėtė model fuqizohet me paragrafet e standardeve evropiane, ku tė gjithėve, pa dallim feje, gjinie, race apo perkatėsie etnike u garantohet e drejta nė shkollim.

 

S’teti, formula e diskriminimit pozitiv qė prejudikohet nė Dokumentin e Ohrit, pėr mendimin tonė, ėshtė njė karrem shumė joshės pėr hapje mes komuniteteve. Kosovarėt e dijnė mirė, qe edhe nė regjimin e mėparshėm kur studijonin student nga mbarė Serbia, shumė pak nga ata dėshironin tė qėndronin nė kosovė. Arsyet, janė tė natyrės; s’pari ekonomike; s’dyti psikologjike; s’treti akomodive ku tė gjitha kėto nė asnjė periudhė tė ardhėshme nuk do tė mund ta rrezikonin as substancėn e as egzistenėn kombėtare tė shqiptarėve tė Kosovės.

 

S’nėnti, analogjia qė mund tė bėhet me kėtė dokument, ėshtė ai i apelit ndajė bashkėsisė ndėrkombėtar(kėtu, dosido nėnkuptojmė investimet makroekonomike nga ana e Kompanive transnacionale, tė cilat kanė rezervat e veta tė arsyeshme tė pasigurisė sė kapitalit dhe resurseve njerėzore) qė sa mė shpejt tė thrrasin njė Konferencė tė Donatorėve pėr ndihmė makrofinanciare, e cila pas vazhdimit tė procesit tė privatizimit (njė kontigjent kogja i madhė i njeryėve do mbesin pa punė) do tė ishte njė infuzion i mirė jo vetėm social por edhe politik, pėr njė popullėsi nė mes tė Evropės ku 30% tė popullėsisė sė sajė kanė probleme serioze me mbijetimin fizik. Shikuar me kėtė dioptri, konsiderojmė qė Modelit tė Ohrit do tė mund tu amputoheshin padyshim natyrshėm edhe specifikat e veta qė i ka Kosova. Nė anėn tjetėr nė Kosovėn e pasluftės, shkaqet e mosintegrimit tė serbėve dhe tė ndertimit tė shoqėrisė multietnike (Projektit tė UNMIK-ut) do tė duhej kėrkuar nė tri rrafshe, tė cilat nuk janė objekt i kėsajė analize. Por tė cilat kalimthi vetėm do tė mund t’i identifikonim nė nivelin e rrafshit tė rregulloreve dhe dekreteve qė nuk kishin fuqinė e ligjit pėr ta inicuar frymen integrative nė praktikė; nivelin e rrafshit tė mungesės sė (Projekteve, ideve dhe shkurt strategjisė sė detajizuara) interesimit jo edhe aq tė theksuar tė diskursit dhe institucioneve kosovare pėr ta bėrė atė me sinqeritet mė tė madhė ; dhe nivelin e rrafshit tė manipulimit sistematik tė qeverisė sė Beogradit me serbėt lokal, vetėm e vetėm qė tė shantazhohet ideja e integrimit tė tyre nė institucionet e Kosovės. Ēėshtja e mbrojtjes sė minoriteteve me fuqinė e ligjit, ėshtė njė kėrkesė e arsyeshme dhe shumė e preferueshme me standardet e sotme ndėrkombėtare, mirėpo kur ajo fillon tė ngrihet nė nivelin e sistemit tė privilegjave (ēfarė nė tė vėrtetė ėshtė akoma me Kornizėn Kushtetuese), atėherė ajo dinė tė bėhet edhe pengesė serioze pėr rregullimin e raporteve ndėretnike.


3. Do dijtur qė nė rrafshin ndėrkombėtar sot pėr sot egzistojnė nisma dhe modele tė llojllojshme tė cilat janė nė raporte konkuruese njėra me tjetrėn, por pėr mbrojtjen e pakicave me sė largu kane shkuar shtetet pėrėndimore, ndėrsa Evropa Lindore dhe ajo Juglindore ende janė nė fazėn e konstituimit tė legjislacionit pėr grupimet pakicė etnonacionale. Nė Dokumentin e OSBES, nė Kopenhagen tė mbajtur mė 29 qershor tė vitit 1990 , psh. krijimi i “administratave lokale e autonome rekomandohet si mjet mjaft efikas pėr sigurimin e identiteteve etnike, kulturore, gjuhėsore, dhe fetare pėr pakicat kombėtare“.


Nė tė vėrtetė, numri i rekomandimeve dhe i Projekteve, apo ideve lidhur me rirregullimin e statuseve minoritare, sidomos kur janė nė pyetje grupimet etnike tė dalura nga dy perandorit e fundit nė Evropė(asajė Jugosllave dhe asajė Sovjetike) tregon se tani pėr tani ende nuk egziston ndonjė formulė magjike e cila do tė mund ti rregullonte kėto raporte tė ndieshme mes komuniteteve tė ndryshme etnike.Nė kėtė drejtim, askush nuk thotė qė modeli i Ohrit bėnė njė pėrjashtim okular. Sot psh. jo shumė rrall rekomandohet qė pėr integrimet globale tė grupimeve etnonacionale tė mirret modeli i ashtuquajtur i ’intervenimit ekonomik’, tė cilin si element gjithėsesi e pėrmban edhe ai i Ohrit, kurse pėr situatat qė vėrtetė kanė probleme integruese (siq ėshtė pėrafėrsisht edhe rasti i Kosovės) nuk pėrjashtohet amputimi i autonomisė teritoriale, dhe ai i asajė personale.


Meqė, rekomandohet modeli i autonomisė teritoriale, do theksuar qė ky model vėrtetė nė pamje tė parė duket njė model i sofistikuar pėr ta bėrė integrimin e grupimeve pakicė nė sistemin e organizimit shoqėror, por nė esencė nė rastin e Kosovės ka disa dobėsi tė pariparueshme tė cilat projektohėn nė shkallėn e efektiviteti tė tij tė kufizimit. Nė rastin e Kosovės, ai mund tė kontestohet nga tė gjitha kėndėvėshtrimet e mundshme, por kontestimi kryesor qė mund t’i bėhet tani pėr tani ėshtė se; kompaktėsia e grupit etnik minoritar (nė rastin tonė serbėve) qė kėrkohet si alibi kryesor, thjeshtė mungon, ngaqė serbėt nuk kanė dhe as qė kanė pasur ndonjė kompaktėsi etnike pėrgjatė tėrė Kosovės, nė asnjė periudhė kohore historike. Por kjo po tentohet tė bėhet tash pėrmes rikolonizimit tė ri.


Nė njė situatė tė tillė, kur grupimi aktual serb ėshtė i shkapėrderdhur pėr shumė arsye, autonomia teritoriale qė atyre ua kanė fut nė mendje ekspertėt e Beogradit, e edhe vetė z. Koshtunica, ėshtė tejet diksutabile edhe me njė fakt tė ri qė politikanėt tanė pak ose hiē se pėrdorin si argument tė fuqishėm. Faktin, apo mekanizmin e ndėrlidhjes teritoriale, tė cilin Marrėveshja e Ohrit e konteston nė tė gjitha dimensionet e mundshme. Si dobėsi tjetėr, tė autonomisė teritoriale, mund tė numrojmė edhe moszgjidhjen definitive tė grupimit minoritar, ngaqė thjeshtė ajo regjenoron pakica tė reja joetnike gjatė implemnetimit nė praktikė. Paramendoni psh. nė njė komunė, apo qyte ku grupi shumicė (shqiptarėt) do tė mund tė shendrrrohej nė pakicė joetnike, nė raportė me pakicėn serbe.


4. Modeli tjetėr i shquar si model i autonomisė personale, per dallim nga ai teritorial nuk ėshtė i ngarkuar me finesat shumicė dhe pakicė, ai rekomandon ekskluzivisht vetėm ruatjen e identitetit kulturor. Kur ėshtė fjala tek kantonizimi qė po pėrfolet mjaft nga mediat dhe diskursi aktual serb, do theksuar qė ai bie ndesh shum me idenė e multietnicitetit tė cilin UNMIK-u e ka trumbetuar mjaft. Ky model ėshtė shumė i rrezikshėm, dhe vlenė tė elaborohet pakėz mė gjatė.Ideja e prokurorėve serb,qė procesi I kantonizimit do tė duhej tė ushtrohet sipas Projektit tė koncentrimit tė popullsive me shumicė etnike(aludimi ėshtė pėr komunitetin serb) nėpėr vendbanime tė cilat I posedonin para pėrfundimit tė luftės, do tė thoshnim ėshtė njė grackė e paramenduar mirė nga ana e Qeverisė Serbe dhe e Kėshillit Kordinues tė Coviqit, prapa tė cilės fshihet ideja e ndarjes (apo marrjes sė njė pjese )sė Kosovės veriore nė njė periudhė tė mėvonshme(tė cilėsuar nga ata, si mė tė “qetė” dhe mė”favorizuese” pėr Serbinė).Ngase si mund tė komentohet ndryshe, insistimi qė kantonizimi I serbve tė bėhet kryesisht nėpėr Komunat; Leposaviq, Kolashin , pastaj Fushė Kosovė pėr tė vazhduar gjerė nė Gilan, Kamenicė dhe Novobrdė. Apo kantoni tjeter qė do tė pėrfshinte komunat e Shtėrpces (tė cilės sipas kėtij Projekti do tė duhej t’I bashkangjiteshin viset e banuara me goran) Opoja dhe Gora! Kurse ai I fundit qė do tė pėrfshinte disa fshatra tė banuara mes Pejės, Istogut dhe Klines.Kėtyre kantoneve, gjithėnjė sipas ekspertėve serb do tė duhej mė pastaj t’u bashkangjiten tokat e manastireve serbe tė bėra me tapinė e vitit (shih ti!) 1941(!)


Ky Projekt Model, I hartuar nga Vladika Artemije, historiani Batakoviq (njė nacionalist modernist) dhe politikani komunist Trajkoviq, ėshtė I paraparė si eksperiment gjatė 15-20 vitet e ardhshme, nė mėnyrė qė pėr statusin definitiv tė Kosovės tė mos mund tė vendosė gjenerata e tanishme e politikajve por ajo pasardhėse, e cila sipas tyre gjoja mė nuk do tė ishte e ngarkuar mė me “konfliktin e ndodhur serbo-shqiptar nė Kosovė.


Ky ėshtė rezoni I estabilishmentit tė tanishėm serb, pėr procesin e kthimit tė serbve nė Kosovė. Bile shkohet aq larg, sa qė thuhet se kjo ide apo model nuk bie ndesh as me Rezoluten 1244 tė Kėshillit tė sigurimit.As mė shum e as mė pak, se ndarje tė Kosovės veriore nga tėrėsia e sajė teritoriale. Por nė tėrė kėtė Projekt, pėrfitues tė vetėm munden me qenė individėt e pushtetit actual serb, tė cilėt pėr interesa tė avansimit tė tyre nė hierarkinė e krijesės sė re e pėrdorin fatkeqėsin e serbve tė Kosovės, tė cilėt do tė jenė humbsit mė tė mėdhenjė nė kėtė lojė.


Padyshim, ky model aludohet se do tė mund tė kaloj edhe nė Kosovė, ashtu siq kaloi nė Bosnje.Nė kėtė drejtim, disa qendra tė vendosjes veq kanė filluar me koketuar me disa politikaj shqiptar, tė cilėt nuk besoj se do tė mund tė anashkalojnė opinionin e gjerė Kosovar .Por, pėr t’I ikur gjitha kėtyre kurthave serbe dhe tė disa qarqeve tė identifikuara ndėrkombėtare , shqiptarėt e parasėgjithash Qeveria e re e Kosovės, Parlamenti sidomos dhe Partitė Politike, duhet tė punojnė Projekte integrative tė komuniteteve locale, nė mėnyrė qė tė mos krijohet mė alibi I enklavizimit dhe barrikadimit kibucian nė Kosovė, ashtu siq ka tendencė tani pas ngjarjeve tė marsit.Ngaqė, kėshtu krijohėn paradispozitat e poker lojės sė edhe ndarjes de jure tė pjesės veriore tė Kosovės.


Sipas rekomandimeve tona, tipit tė ndodhur tė konfliktit nė rastin e Kosovės, I cili I ka rrėnjėt gadi tė njė periudhe shekullore, nuk do tė mund t’i mjaftojnė vetėm modelet dhe tipologjitė e integrimeve klasike tė bie fjala “kompromiseve” (siq ėshtė rasti i Marrėveshjes sė Ohrit) dhe tė atij tė”pajtimit me procedurė pėrfundimtare”, (rasti i bosnjes) apo tė atij tė”zgjidhjes integrative”(rasti i Kroacisė), tė cilėt dosido janė tė mirėpritur pėr t’i konsultuar, bile pėr shkak tė shkallės sė suksesit tė tyre afatgjat nė vendet ku janė implementuar, nė mėnyrė qė tė absorbohen pėrvojat pozitive dhe ato negative.


Politikajt kosovarė duhet tė zgjedhin mė nė fund modelin e vetė tė integrimit pėr komunitetet minoritare, model ky qė duhet tė amputojė pėrvojat e tjerėve dhe padyshim edhe specifikat e vendit. Nė kėtė drejtim duket qė modeli i Ohrit, shikuar me dioptrinė empirike tani pėr tani mund tė shėrbejė si njė bazė solide, pėr ta bėrė kėtė, ngaqė ato tė; kantonizimit (oferta e Kishės) ; decentralizimit nė baza etnike (oferta aktuale e delegacionit Serb) ; autonomisė kulturore (oferta e liberalėve serb); autonomisė personale,(oferta e reformistėve) etj. dukėn qė janė shumė mė pak fleksibile dhe tė qėndrueshme pėr njė tė ardhme tė sigurt pėr qytetarėt e Kosovės.

 

(Autori ėshtė Drejtor Egzekutiv i IDERK-ut (Institutit pėr Demokraci dhe Relacione Etnike tė Kosovės) dhe Profesor i Globalizmit dhe Civilizimeve ne Departamentin e Sociologjisė nė Universitetin e Prishtinės)


<- Last Page :: Next Page ->
• Dita e pare e Pavaresise se Kosoves

• Faqja e Kryeministrit Hashim Thaci

• Shtetet qe njohin Kosoven e Pavarur

Looking for real singles? Find someone now on the world’s largest online dating network. FREE signup! Post a FREE ad w/5 photos, mingle in chatrooms, watch video intros , meet your soulmate! 1000 new photos posted every day. Meet someone NOW!

ZERI YNE

SHOQATA KULTURORE "ZERI YNE" PRISHTINE"

Recent Posts

• Shqiptarёt tё lirё apo nёn protektorat
• LIDHJA E PRIZRENIT, PAVARĖSIA E MALIT TĖ ZI DHE GJEOPOLITIKAT E REJA BALLKANIKE
• E KUJT ĖSHTĖ KOSOVA?
• KUSH ĖSHTĖ KĖSHILLTAR I KUJT NĖ KOSOVĖ
• “Kryqomania”
• NJĖ MESAZH I PĖRHERSHĖM PĖR TĖRĖ NJERĖZIMIN
• CFARĖ KOMPROMISI LIDHUR ME SERBĖT MUND TĖ BĖJNĖ KOSOVARĖT NĖ BISEDIMET PĖR STATUS?
• FILLIMI I FUNDIT TE DEMOKRACISE FEUDALE NE KOSOVE
• CFAR OFERTE DUHET TĖ BĖJĖ QEVERIA CEKU PER 100 DITĖT E ARDHĖSHME?
• Me filloristė nuk mbrohet vatani
• Bashkimi Evropian pėrpara sfidės pėr gjakderdhje tė reja
• Kujt po i shėrben e pėrditshmja Koha Ditore
• Mos e ngatėrro Allahun me Kreshnikun Jehovian
• Evropianėve iu mungojnė politikat reale dhe tė sinqerta
• KOMBI KOSOVAR APO SHTETI KOSOVAR?
• GLOBALIZMI CESHTJA E SHTETIT DHE KOSOVA

Friends

eXTReMe Tracker

REAL Women in , looking to get LAID!


POWERED BY FREEBLOGNETWORK.com