SHOQATA KULTURORE "ZERI YNE" PRISHTINE"

4/7/2006 - FILLIMI I FUNDIT TE DEMOKRACISE FEUDALE NE KOSOVE

FILLIMI I FUNDIT TE DEMOKRACISE FEUDALE NE KOSOVE

 

Dr.sci.Fadil Maloku

 

Nese doni te shkoni ke web faqja e Dr. Fadil Malokut kliko ketu

1. Parimet themelore tė demokracisė, transparenca dhe legjitimiteti qė kushtimisht do tė duhej tė fuqizoheshin pėrmes mekanizmit tė votes sė lire, nė rastin e Kosovės si duket ende nuk e kan arritur stadin e pjekurisė sė nevojshme pėr realizimin e njėmendėt tė vetėvehtes. Adresėn e kėsajė papjekurie mund ta gjurmonim me disa parametra sociologjik dhe nė disa rrafshe:

 

Njėrin qė ėshtė dėshmuar nė pėrvojėn e pamjaftueshme tė elitave tė gjertanishme politike pėr t’i instaluar dy synimet kryesore tė diskursit mbi demokracinė liberale dhe atė neoliberale siq janė: sundimi i ligjit dhe pluralizmi politik i bazuar jo nė logjikėn e “karizmės dhe turmės” sė verbėt pasuese, por nė pasimin e krijimit tė sistemit tė ekipeve dhe tė bashkėpėrgjegjėsisė pėr sfidat: nacionale (rasti i definimit tė statusit politik) sociale (vullkani kėrcnues i varfėrisė permanente), politike (mos profilizimi i qartė ideologjik partiak) , ekonomike (kaosi dhe kriza totale rreth procesit te privatizimit, prones,etj.), etj. Dhe tjetrin, qė ėshtė bazuar dhe ende po bazohet nė diskursin e personaliteteve karizmatike tė udhėheqėjes qė pėrkundėr vullnetit dhe dėshirės sė madhe pėr t’u identifikuar me kėtė process planetar, nuk kanė arritur tė dėshmojnė sjellje tė kėrkueshme qė i imponon ky diskurs. Tekefundit, kėtė a se dėshmojė periudha gadi dy dekadshe e hargjuar me lidershipin e LDK-s?

 

Po tė marrim dhe tė diagnostifikojmė e gjithė periudhėn e para dhe pasluftės, sidomos procesin e formimit tė partive politike qė janė apo tė paktėn duhet tė ishin ai katalizatori kryesor i instalimit tė demokracisė nė Kosovė, do shohim se i gjithė inxhinieringu i Projektit pėr ta bėrė Kosovėn demokratike, i gjason mė shumė njė fasade qė nė formė asocon nė demokraci (partite politike, zgjedhjet demokratike, ngritja e institucioneve demokratike/Qeveria, Parlamenti, Ministritė, etj./, ndėrsa nė pėrmbajtje nė njė feudalizėm primitiv, ku roli i prijsit apo bajraktarit tė fisit (lexo partisė!), krahinės apo klanit (tashma edhe mafioz!?) ende ėshtė shumė mė i cmueshėm dhe mė respektueshėm se sa roli bie fjala i njė dyzine ekspertėsh qė dijnė mundin dhe kanė Projekte pėr ta mobilizuar shoqėrinė e katandisur Ksoovare!?

 

Ajo qė nė esencė ėshtė nė shpėrputhje nė kėtė krahasim banal, padyshim qė janė sjelljet despotike, tė papėrgjegjėshme, jokompetente, e padyshim mosfunksionaliteti i padėshmuar gjertani i marrėveshjeve institucionale, qė kur tė kihet parasysh prezenca e faktorit ndėrkombėtar kėtu tė bėnė tė dyshosh se demokracia as qė kishte me u nisė fare ndonjėherė nė Kosovė.

 

Thėnė edhe mė ndryshe, Projekti pėr bėrjen e shtetit tė Kosoves si duket nuk u dėshmua si njė karrem i mjaftueshėm pėr ta instalua: pluralizmin, sundimin e ligjit (qė nuk ėshtė askund), respektimin e tė drejtave tė njeriut, multietnicitetin, etj., megjithė tėrė kėtė prezencė ushtarake e politike ndėrkombetare nė Kosovė gjatė gjithė kėtyre viteve! Demokracia Kosovare, si demokraci e feudeve, (merr e shiko dhe analizo vetėm prejardhjen e partive politike dhe sfondin e tyre tė gjykimit dhe rezonit bajraktaresk!), nė tė gjitha zgjedhjet e ndodhura, ka dėshmuar se nuk ka bėrė asnjė hap pėrpara nė drejtim tė pėrmirėsimit tė mirėqenies sė qytetarit tė sajė. Ajo asnjėherė, ende nuk i ka dhėnė llogari qytetarit (prej nga dhe e ndėrton fuqinė fetishe!) tė vetė pėr dėshtimet e saja totale nė domenin e mirėqenies sociale, por nė fakt gjithėnjė ka manipuluar dhe ende po manipulon me diskursin e pavarėsisė dhe prrallat tjera pėr clirimin dhe integrimin e sajė nė Evropė.

 

2. Nė Kosovė apo nė skenėn politike tė sajė, gjatė gjithė periudhės sė pasluftės asnjė parti politike si bartėse e demokracisė liberale, asnjėherė nuk ka bėrė me ndonjė ofertė nė formė Programi social pėr ta zbutė varfėrinė, pėr tė dhėnė garancione pėr shėrbime shendetėsore normale, pėr pėrmirėsimin e arsimit, pėr afirmimin e resurseve njerėzore si pasuri mė e cmueshme qė e disponon Kosova, etj.

 

Thėnė mė ndryshe, garniturave aktuale qeveritare dhe atyre opozitare, vota e qytetarėve u ka shėrbye vetėm si ta rrisin fuqinė e grabitjes dhe tė pasurisė materiale tė familjes, klanit dhe partisė sė tyre, e asesi si ta shtojnė nė ndėrkohė mirėqenien e burimit tė fuqisė dhe privilegjeve tė fituara nga po kėta qytetarė tė mashtruar. Tė qenit nė pushtet nė Kosovėn e pasluftės ende adresohet jo si pėrgjegjėsi (morale e juridike) pėr ta bėrė shtetin e Kosovės, pėr ta rritur mirėqenien e qytetarit tė sajė, pėr tė sunduar forca e ligjit, pėr tė qenė tė gjithė tė barabart para ligjit, por si privilegjė pėr tė qenė sa mė afėr tė mirave materiale, pra vjedhjes, korruptimit, nepotizmit dhe parasėgjithash sigurimit tė mirave materiale pėr vehtėn, familjen dhe klanin apo grupin e vetė fisnor e krahinor partiak?!

Po tė njejtat elita tė kėsajė demokracie feudale, kanė arritur tė na bindin (lexo: mashtrojnė!) se Kosova, pėrkundėr problemeve tė lartėpėrmenduara qė ėshtė duke e sfiduar me ndihmėn Amerikane dhe aleatėve, definitivisht ka hy si meritė e tyre (!) nė orbitėn e njohjes software tė pavarėsisė sė sajė!

 

Mentaliteti dhe logjika e kėsisojt e fisit, si antipod i mėnyrės dhe qeverisjes sė demokracisė liberale, ka bėrė qė tė sklerozohet dhe tė ngulfatet mendimi dhe ideja e lirė e njerzėve qė dijnė , mundin dhe garantojnė suksesin e Projektit pėr demokratizimin dhe shtimin e mirėqenies sė shoqėrisė Kosovare. Si mund tė krahasohet psh. Projekti u udhėheqėjes sė njė ministrie nga njė mėsues provincial qė asnjėherė nė jetėn e vetė nuk ka dale pėrtej qytezės ku ka lindur, me bie fjala njė ekspert kulminant tė Harvardit qė ka pa dhe mėsue me vit tė tėra pėr: berzėn, ofertėn, kėrkesėn, mirėqenien, reformėn arsimore, ekonominė e qėndrueshme, decentralizimin etj?! Si mund tė krahasohet vizioni i ekspertit tė Harvardit pėr demokracinė me vizionin e njė Qeveritari actual ne Qeverinė e Kosovės qė ende rezonon me logjikėn dhe mentalitetin e fisit tė njėrės prej krahinave tė Kosovės? Duket qė nė gjithė kėtė marifetllėk kan gisht edhe disa pjesė tė UNMIK-ut qė ėshtė njė tregim tjetėr.

 

Kjo ėshtė tmerr dhe fyerje?! Pėr Kosovėn dhe qytetarėt e sajė qė lejojnė qė pėrmes votės sė tyre me vetėdije tė vuajnė materialisht, me vetėdije tė deformojnė pėrfytyrimin e vetė pėr kėnaqėsitė qė mund dhe duhet t’i ofrojė alternativa e demokracisė!

 

3. Ngjarjet e fundit rreth fillimit tė ndryshimeve nė strukturat udhėheqėse tė Qeverisė dhe Kuvendit tė Kosovės, ngjallin shpresėn se demokracia e feudeve dhe klaneve familjare e krahinore ka filluar tė denoncohet edhe publikisht dhe se do tė fillojė njė rirreshtim i ri mobilizues qė do tė dijė tė kanalizohet nė binarė tė shėndoshė. Padyshim qė meritėn kryesore pėr abuzimin e kėsisojėt tė demokracisė do duhej ta ndanin mediat e shkruara dhe njė pjesė e opozites qė ka filluar tė alarmohet se gjerė ku mund tė shpjerė logjika dhe mentaliteti i demokracisė feudale qė ofrojė logjika dhe kapaciteti i bajraktarit i bazuar nė etiken e fisit!?

Dhe e tėrė kjo nismė e mbarė duhet tė dėshmojė se qytetarėt e Kosovės nė zgjedhjet e ardhėshme locale e nacionale, mė nuk do tė mashtrohėn dhe manipulohen me floskulat dhe demagogjinė e procesit rreth bėrjes sė shtetit, kredibilitetin e sakrificės dhe nominimin e pseudovlerave: morale, politike, ekonomike, e kulturore, por me pėrgjegjėsinė institucionale dhe sistemin e rregullave dhe sundimit tė ligjit pėr tė gjithė njėsojė pa marrė parasysh pėrkatėsinė ideologjike, fetare, etnike, etj. tė cdonjerit qė dėshiron tė jetojė dhe veprojė nė Kosovėn demokratike. Cilido diskurs i ri politik qė arrin tė bėjė ofertė tė kėtillė tė “kapshme” pėr qytetarin e Kosovės nė periudhat e ardhėshme dramatike, kujtojmė qė do tė arrijė t’i funksionalizojė dy cėshtje kapitale pėr Kosovėn.

 

Njė, mėnjanimin e mentalitetit dhe logjikės sė organizmit fisnor nė ndėrtimin e demokracisė liberale, ashtu siq bėnė e gjithė Evropa dhe Perėndimi. Dhe dy instalimin e frymės apo garės sė Projekteve ambicioze pėr mirėqenien e qytetarėve tė Kosovės.

Duket qė mandati i fundit i demokracisė feudale nė Kosovė po fillon me aktin e pėrmbylljes sė kaptinės rreth definimit tė statusit politik tė Kosovės, gjerėsa organizimi dhe strategjia e bazuar nė logjikėn e interesit shoqėrorė po e pushton ngadal por sigurt vendin demokracisė feudale Kosovare!


<- Last Page :: Next Page ->
• Dita e pare e Pavaresise se Kosoves

• Faqja e Kryeministrit Hashim Thaci

• Shtetet qe njohin Kosoven e Pavarur

Looking for real singles? Find someone now on the world’s largest online dating network. FREE signup! Post a FREE ad w/5 photos, mingle in chatrooms, watch video intros , meet your soulmate! 1000 new photos posted every day. Meet someone NOW!

ZERI YNE

SHOQATA KULTURORE "ZERI YNE" PRISHTINE"

Recent Posts

• Shqiptarёt tё lirё apo nёn protektorat
• LIDHJA E PRIZRENIT, PAVARĖSIA E MALIT TĖ ZI DHE GJEOPOLITIKAT E REJA BALLKANIKE
• E KUJT ĖSHTĖ KOSOVA?
• KUSH ĖSHTĖ KĖSHILLTAR I KUJT NĖ KOSOVĖ
• “Kryqomania”
• NJĖ MESAZH I PĖRHERSHĖM PĖR TĖRĖ NJERĖZIMIN
• CFARĖ KOMPROMISI LIDHUR ME SERBĖT MUND TĖ BĖJNĖ KOSOVARĖT NĖ BISEDIMET PĖR STATUS?
• FILLIMI I FUNDIT TE DEMOKRACISE FEUDALE NE KOSOVE
• CFAR OFERTE DUHET TĖ BĖJĖ QEVERIA CEKU PER 100 DITĖT E ARDHĖSHME?
• Me filloristė nuk mbrohet vatani
• Bashkimi Evropian pėrpara sfidės pėr gjakderdhje tė reja
• Kujt po i shėrben e pėrditshmja Koha Ditore
• Mos e ngatėrro Allahun me Kreshnikun Jehovian
• Evropianėve iu mungojnė politikat reale dhe tė sinqerta
• KOMBI KOSOVAR APO SHTETI KOSOVAR?
• GLOBALIZMI CESHTJA E SHTETIT DHE KOSOVA

Friends

eXTReMe Tracker

REAL Women in , looking to get LAID!


POWERED BY FREEBLOGNETWORK.com