SHOQATA KULTURORE "ZERI YNE" PRISHTINE"

4/7/2006 - CFAR OFERTE DUHET TĖ BĖJĖ QEVERIA CEKU PER 100 DITĖT E ARDHĖSHME?

CFAR OFERTE DUHET TĖ BĖJĖ QEVERIA CEKU PER 100 DITĖT E ARDHĖSHME?

 

Dr.sci.Fadil Maloku

 

Nese doni te shkoni ke web faqja e Dr. Fadil Malokut kliko ketu

 

1.Raporti i fundit i Departamentit te Shtetit Amerikan , nė rastin e Kosovės kur janė nė pyetje tė drejtat e komuniteteve pakicė (serbve dhe romėve),  pastajė diskriminimi nė sferėn e edukimit dhe ate tė shėndetėsisė nė tė vėrtetė tregon mė sė miri se pushtetarėt Kosovar ende nuk e kanė kuptuar sa duhet rendėsinė e procesit tė integrimit tė tyre nė strukturat e demokracisė sė re Kosovare. Kjo padyshim sinjalizon edhe pėr njė prejudikim tjetėr qė ka tė bėjė me aftėsinė apo testin qė duhet ta kalojė Qeveria Ceku. Ky  Raport, gjithėsesi i disfavorshėm nė start pėr Qeverinė e re Kosovare, nė fakt  adreson defektet organizative tė ish Qeverisė Kosumi, e cila u mundua me njerzė jo professional tė ngrisė godinėn e multietnicitetit nė Kosovė.  Eshtė evidente qė pozita aktuale e kėtyre komuniteteve nė procesin e ri integrues, padyshim qė do kenė njė faturė tė rendėsishme nė aktin e definimit tė statusit politik tė Kosovės, nė formė tė njė diskriminimi tė ri pozitiv. Dorėn nė zemėr, njė status tė tillė priveligjues serbėt local e kanė pasur qė nga fillimi i ndėrtimit tė legjitimitetit demokratik, kurse tjetėr ėshtė ajo se ata tė shtyrė nga Beogradi nuk i kanė konsumuar edhe gjithaq kėtė tė drejta. Arsyet mund tė gjurmohėn nė sferėn e politikės e jo edhe nė ato tjerat ku ėshtė mundur tė bėhet mė shum nė kėtė drejtim.

Nė anėn tjetėr, padyshim qė cėshtja e mbrojtjes sė minoriteteve me fuqinė e ligjit, ėshtė njė kėrkesė e arsyeshme dhe normale e ēdo shteti qė synon tė ndėrtojė demokracinė, lirinė e shprehjes, sundimin e ligjit,etj. por kur kėto kėrkesa fillojnė tė servohėn si privilegje tė tepėrta; politike, ekonomike e juridike mbi shumicen tjetėr shumetnike, atėherė ato mund tė marrin shum lehtė konotimet e njė diskriminimi (“ super pozitiv”) tė tejskajshėm qė shumė vėshtirė mund t’i durojė edhe ndonjė shoqėri perėndimore, e lėre mė njė shoqėri e polarizuar siq ėshtė rasti me serbėt dhe shqiptarėt e Kosovės.

Por ku ėshtė zgjidhja, dhe cfarė duhet tė bėjnė Qeveritarėt tanė nė kėtė faze kur edhe po rrumbullaksohet synimi per shtetėsi?

Nėse u adresohemi pėrvojave tė shoqėrive tjera, atėherė mund te gjejmė shum raste qė ky model i paqėsimit me tė tjerėt ėshtė jo vetėm i mundshėm, por edhe i suksesshėm.

Por, meqė Kosova ka specifikat e veta, do tė ishte mire qė Qeveria Ceku, tė bėjė: Njė, shqyrtimin e mundėsisė sė tejkalimit tė gjitha atyre pengesave tė cilat e neglizhojnė procesin e diagnostifikimit sa mė tė thukėt tė procesit tė kthimit, nė veqanti tė komunitetit serbomalazias, sepse ka indikacione tė shumta qė flasin nė favor tė mendimit se; nė korpusin e tė kthyerve do tė pėrfshihen edhe ata qytetarė serb tė cilėt i kanė shitur pronat, banesat, tokat e tyre, etj. nė Kosovė. Dy, Diagnostifikimin  e sakt tė statusit tė gjithė tė shpėrngulurėve nga Kosova prej vitit 1990 – 1999, duke pėrfshirė dhe evidentuar  kėtu edhe ish transit Administratorėt e ish regjimit, refugjatėt e Krajinės (me premtime tė pėrfitimeve tė majme materiale!), ata tė Bosnjės, etj. Tre, identifikimin nė vija tė trasha tė procedurave dhe kornizat e definimit tė qasjes tė cilat kėrkohėn nga subjektet local dhe ata ndėrkombėtar, nė mėnyrė qė tė realizohėn objektivat e kėtij qėllimi. Katėr, sygjerimin qė nė kuadėr tė procesit tė kthimit tė zhvendosurėve tė qytetarėve tė Kosovės, tė pėrfshihėn tė gjitha komunitetet locale, duke mos pėrjashtuar kthimin e dyanshėm tė gjitha komuniteteve nė pjesėn Veriore tė Kosoves. Ndėrsa, ndėr aktivitetet tė cilat do tė duhej t’i ndėrmarr sa mė shpejt kjo Qeveri, janė; Ndihma urgjente nė rindėrtimin apo ringritjen e pasurisė sė shkatrruar ekskluzivisht nga pasojat e luftės apo tė pasluftės Ndihmė kjo qė do tė mund tė sigurohej perms renovimit tė vendbanimeve ku ata ekskluzivisht kishin jetuar edhe para luftės, nė formė tė materialit ndėrtimor dhe infrastructures /rrugėve, kanalizimit, lidhjeve telefonike, rrymės elektrike, etj./ Propozim pėr ndihmė nga; Banka Botėrore apo Pakti i Stabilitetit, etj. Krijimi i Komisioneve , tė cilat do tė trajtonin rastet e konfiskimit apo marrjes sė pasurisė sė patundshme pas luftės, tė qytetarėve tė gjitha komuniteteve locale (e ne veqanti atyre serbomalazias) . Kurse si ndihmesė shtes’do tė duhej identifikuar paraprakisht tė gjitha rastet e shitėblerjeve mes komuniteteve tė ndryshme locale. Nė mėnyrė qė personave qė e kanė shitur pasurinė e tyre, t’u pamundėsohet rikthimi nė vendbanime tjera, nė ndėrkohė kur ende nė Kosovė ka tė pastrehė. Pastajė, aktivitetet qė duhet ndėrmarr lidhur me qėndrueshmėrinė e reintegrimit “Rrethi i pasigurt” i pėrcjellur nga Programet  botėrore tė reintegrimit tė komuniteteve tė shpėrngulura pėr shkaqe lufte, nuk kanė nevojė tė presin edhe gjithaq shkaku i definimit tė statusit politik tė Kosovės, qė ėshtė njė presedan i llojit tė vetė nė analet e pajtimeve ndėretnike nė botė.

Gjerėsa, zhvillimi i strategjive Programore qė ėshtė njė Proces i cili duhet tė ndėrtohet nė bazė tė pėrvojave tė Komunave me ambivalence shumė etnike, ngase nuk egziston ndonjė recept i dėshmuar gjer tani pėr reintegrimin e tė shpėrngulurėve nga shkaqet e luftės, siq ėshtė rasti me Kosovėn. Nė kėtė kontekst gjykojmė, se ėshtė poashtu e rendėsishme qė nė kuadėr tė masave tė procesit tė pajtimit ndėretnik, tė ndėrmirren edhe disa masa tė rendėsishme qė qojnė mesazhe tė qarta dhe inkurajuese, se Kosova definitivisht ėshtė e gatshme tė ndėrtojė shoqėri dhe shtet demokratik. Ndėr kėto masa, kujtojmė qė duet identifikuar; Rindėrtimin e shtėpiave; Infrastrukturėn; Shėrbimet shėndetėsore; Arsimimin, shėrbimet sociale,etj; Ndėrtimin e Institucioneve demokratike; Revitalizimin e bujqėsisė; Krijimin e tė ardhurave (perms stimulimit tė ndėrmarrjeve tė vogėla); Punėsimin e atyre qė kanė punuar nė sektorin privat; Rrjetėzimn e komunikimeve ndėretnike; Kthimin e gjithė atyre qė nuk e kanė shitur pronėn/banesėn/ e tyre ; Pėrgatitjen e programeve reintegruese/educative me gjeneratėn e tee rinjėve qė nuk kanė paragjykime pėr tė kaluarėn.

2.Por cilat do tė duhej tė ishin objektivat gjenerale tė Kthimit tė Serbėve nė Kosovė? Natyra e Rekomandimeve tona padyshim qė ėshtė bazuar nė njė investigim tė pėrgjithshėm paraprak tė situates dhe mobilitetit ndėretnik nė Kosovė. Nė kėtė kuadėr referencash dhe iniciativash padyshim qė pjesa mė e vėshtirė ėshtė ajo e akomodimit apo procesit tė integrimit nė kushtet dhe rrrethanat e reja qė pakashum kanė tė bėjnė me njė pavarėsi tė kushtėzuar tė Kosoves.

Dorėn nė zemėr, tek komuniteti serb sidomos ende ka rezerva tė natyrės sė kėtij procesi tė ri integrues , nė tė vėrtetė ata si qytetarė lojal tė kėsajė administrate dhe vendi tė ri demokratik poashtu duhet tė shprehin gadishmėrinė e tyre tė njohjes sė realitetit tė ri. Ngase vetėm njohja e kėtij realiteti, sikurse edhe kyqja e tyre nė ndėrtimin e pėrbashkėt u lehtėson atyre integrim tė plotė qė nėnkupton jo shkrirje por pėrkundrazi konzervim dhe ruajtje tė identitetit tė tyre kulturor(qė takstativisht duhet tė pėrfshihet jo vetėm me masa juridike  porr edhe asosh sociale, ekonomike, etj.), politik, etnik, etj.

Ky Projekt strategjik Qeveritar, poashtu do duhej tė jipte shumė pergjigje edhe pėr Decentralizimin e pėrfolur shumė, nė mėnyrė 100 ditėshi blanko tė arsyetohet me njė ofertė tė shėndoshė dhe tė pranueshme edhe me standardet Evropiane.  Sepse, dihet qė ideja e Qeverisė Serbe qė procesi decentralizimit do tė duhej tė ushtrohet sipas Projektit tė koncentrimit tė popullėsive me shumicė etnike (aludimi ėshtė pėr komunitetin serb) nėpėr vendbanime tė cilat i posedonin para pėrfundimit tė luftės, do tė thoshnim ėshtė njė grackė perfide dhe e sofistikuar e Qeverisė dhe Kėshillit Kordinues prapa tė cilės projektohet ideja e ndarjes (apo marrjes sė njė pjese, siq po propagandohet kėtyre ditėve ne media)sė Kosovės veriore nė njė periudhė tė mėvonshme(tė cilėsuar si mė tė “qetė” dhe mė”favorizuese” pėr Serbinė). Eskadrila e Qeverisė Ceku, duhet poashtu tė jap pėrgjigje lidhur me insistimin e Qeverisė Serbe qė decentralizimi dhe kantonizimi i serbve tė bėhet kryesisht nėpėr kėto Komuna; Leposaviq, Kolashin ,  Fushė Kosovė pėr tė vazhduar gjerė nė Gilan, Kamenicė dhe Novobrdė. Apo ai qė do tė pėrfshinte komunat e Shtėrpces (tė cilės sipas kėtij Projekti do tė duhej t’I bashkangjiteshin viset e banuara me goran) Opojes dhe Gorės. Kurse ai i fundit qė do tė pėrfshinte disa fshatra tė banuara mes Pejės, Istogut dhe Klines. Kėtyre kantoneve, gjithėnjė sipas ekspertėve serb do tė duhej mė pastaj t’u bashkangjiten tokat e Manastireve serbe tė bėra me tapitė e vitit 1941!?

Thėnė mė thjesht, Projekt-propozimi i shtetit Serb, ėshtė  dizajnuar si eksperiment pėr 15-20 vitet e ardhshme nė mėnyrė qė pėr statusin definitiv tė Kosovės tė mos vendosė gjenerata e tanishme e politikajve por ajo pasardhėse,(!) e cila sipas tyre nuk do tė ishte e ngarkuar mė me “konfliktin e ndodhur  serbo-shqiptar” tė ndodhur nė Kosovė, nė fund tė mileniumit”. Bile shkohet aq larg, sa qė thuhet se kjo ide apo ky model nuk bie ndesh as me Rezoluten 1244 tė Kėshillit tė sigurimit. Por kjo nė esencė qonė domosdoshmėrisht nė planin e ndarjes sė Kosovės veriore nga tėrėsia e sajė teritoriale! Padyshim, ky model aludohet se do tė mund tė kaloj edhe nė Kosovė, ashtu siq kaloi nė Bosnje.Pėr t’i ikur kurthave tė Qeverisė aktuale Serbe dhe padyshim edhe disa qarqeve tė identifikuara  ndėrkombėtare nė Kosovė; gjykojmė qė do ishte mė sė miri qė tė Ofertohėn;  Projekte integrative tė komuniteteve locale, nė mėnyrė qė tė mos krijohet alibi I enklavizimit dhe barrikadimit kibucian nė Kosovė perms procesit tė decentralizimit.

3. Qeveria aktuale e kryeministrit Ceku, nė takimin e radhės mė 17 mars nė’ Vjenė, duhet poashtu tė mėsojė edhe disa leksione themelore, kur ėshtė nė pyetje pėrpilimi i strategjisė afatėgjate pėr Kosovėn: S’pari, nevojen e fuqizimit tė njė Marrėveshjeje mes Qeverisė sė Kosovės nė njėrėn ane dhe Qeverisė sė Beogradit nė anėn tjetėr, ku do tė specifikoheshin tė gjitha tė dhėnat relevante autobiografike mbi gjithė tė shpėrngulurit tjerė minoritar nga Kosova, nė mėnyrė qė bishtnimi nga grupi i ekspertve  serb tė mos mund tė “fitojė” nė kohė duke prolonguar dhe zhagitur procesin e njėmendėt tė procesit tė kthimit (e me kėtė edhe procesin e integrimit tė tyre nė shoqėrinė kosovare) qė do tė kualifikoht si paaftėsi dh minuss i madhė politik . S’dyti, do tė duhej krijuar metodologjinė e reintegrimit tė kėtyre  komuniteteve (perms Programeve strategjike dhe iniciativave tė formualuara nga ekspertėt pėrkatės local e ndėrkombėtar; demograf, economist, jurist, sociolog, etj.) nė mėnyrė qė procesi i akomodimit apo pėrshtatjes sė kėtyre komuniteteve me rrethanat e reja demokratike tė bėhet sa mė  efikas dhe mė i drejtėpėrdrejt nė syt e faktorit ndėrkombėtar. Sė treti, do tė duhej poashtu sa mė shpejt tė aranzhohej njė Konference Donatorėsh, nė tė cilėn do tė duhej tė precizohėn detajisht (nga grupet mikste tė ekspertėve) mėnyrat, strategjitė, shpenzimet dhe taktikat e reja integruese tė gjitha komuniteteve qė dėshirojnė ta kenė atdhe tė tyre Kosovėn e hapur dhe demokratike, nė mėnyrė qė pėrfituesė tė jenė tė gjitha komunitetet locale Kosovare. Kėto do tė duhej tė ishin, si thuhet objektivat gjenerale tė Qeverisė sė re Ceku, nė mėnyrė qė 100 ditėshi i filluar tė arsyetojė premtimin e dhėnė para Parlamentit se  Kosova do tė ndėrtohet si njė shoqėri i lire dhe demokratike pėr gjithė qytetarėt e sajė.  

 

Fadil Maloku, (Autori ėshtė Drejtor i IDERK-ut (Institutit pėr Demokraci dhe Relacione Etnike i Kosovės)


<- Last Page :: Next Page ->
• Dita e pare e Pavaresise se Kosoves

• Faqja e Kryeministrit Hashim Thaci

• Shtetet qe njohin Kosoven e Pavarur

Looking for real singles? Find someone now on the world’s largest online dating network. FREE signup! Post a FREE ad w/5 photos, mingle in chatrooms, watch video intros , meet your soulmate! 1000 new photos posted every day. Meet someone NOW!

ZERI YNE

SHOQATA KULTURORE "ZERI YNE" PRISHTINE"

Recent Posts

• Shqiptarёt tё lirё apo nёn protektorat
• LIDHJA E PRIZRENIT, PAVARĖSIA E MALIT TĖ ZI DHE GJEOPOLITIKAT E REJA BALLKANIKE
• E KUJT ĖSHTĖ KOSOVA?
• KUSH ĖSHTĖ KĖSHILLTAR I KUJT NĖ KOSOVĖ
• “Kryqomania”
• NJĖ MESAZH I PĖRHERSHĖM PĖR TĖRĖ NJERĖZIMIN
• CFARĖ KOMPROMISI LIDHUR ME SERBĖT MUND TĖ BĖJNĖ KOSOVARĖT NĖ BISEDIMET PĖR STATUS?
• FILLIMI I FUNDIT TE DEMOKRACISE FEUDALE NE KOSOVE
• CFAR OFERTE DUHET TĖ BĖJĖ QEVERIA CEKU PER 100 DITĖT E ARDHĖSHME?
• Me filloristė nuk mbrohet vatani
• Bashkimi Evropian pėrpara sfidės pėr gjakderdhje tė reja
• Kujt po i shėrben e pėrditshmja Koha Ditore
• Mos e ngatėrro Allahun me Kreshnikun Jehovian
• Evropianėve iu mungojnė politikat reale dhe tė sinqerta
• KOMBI KOSOVAR APO SHTETI KOSOVAR?
• GLOBALIZMI CESHTJA E SHTETIT DHE KOSOVA

Friends

eXTReMe Tracker

REAL Women in , looking to get LAID!


POWERED BY FREEBLOGNETWORK.com