SHOQATA KULTURORE "ZERI YNE" PRISHTINE"

4/7/2006 - Bashkimi Evropian pėrpara sfidės pėr gjakderdhje tė reja

Bashkimi Evropian pėrpara sfidės pėr gjakderdhje tė reja

 

JU MUND TE VIZITONI EDHE WEB FAQEN KRYESORE TE MUHAMED JUSUFIT DUKE KLIKUAR KETU...!

 

Bashkimi Evropian pėrpara sfidės pėr gjakderdhje tė reja

 

Evropa duhet t’i zgjidhė saktė mosmarrėveshjet e popujve tė Ballkanit, pėrndryshe nuk kuptohet jetėsimi i BE-sė. Nėse edhe kėsaj here do tė ēalojė sikur mė 1913, do tė bėhet shkaktare e sėrishme e  gjakderdhjeve tė reja tė pa dėshiruara nga popujt qė jetojnė nė tė. Nė anėn tjetėr dėshirojmė qė politikanėt si Alfred Mojsiu dhe dr. Rugova tė janė mė tė afėrt me ata qė i votuan, sepse shumė shpejtė do tė takohen me Sunduesin absolut

 

Muhamed Jusufi-Kajolli

 

Shtetet e Evropės Perėndimore gjegjėsisht gjashtė shtete, kohė mė parė kishin pėrpiluar politikat pėr bashkimin e kontinentit tė vjetėr. Kėto politika gjithnjė e mė shumė po gjenin pėrkrahjen e tyre midis partive opozitare dhe atyre nė pushtet nė shtetet tjera fqinje. Si duket gjeneratori kryesor pėr kėtė bashkim furnizohej nga ndėrmarrjet - kompanitė gjigante tė kontinentit. Kjo fuqi kishte besim nė vetvete, kishte forca tė mjaftueshme tė arrijė nė realizimin e kėtij projekti ideor. Pra, tė gjitha lėvizjet silleshin rreth interesave ekonomike, ndėrsa armiqėsitė e shkaktuara midis dy luftėrave botėrore kishin filluar tė harrohen. Konceptet e etėrve tani kishin ndryshuar, dhe ēdo gjė duhej filluar nga e para. Vlerėsimet e kėtyre lėvizjeve dukeshin tė sakta, dhe dalėngadalė ėndrrat po bėhen realitet. Natyrshėm dhe shumė shpejt, ky projekt hasi nė mirėkuptim edhe nė fushat tjera mė tė gjera tė cilat mėtonin drejt kėtyre interesave. Por, njė hije, njė e “panjohur” vazhdimisht e pėrcillte kėtė triumf, ajo ishte ambicia e zgjerimit nė mė shumė shtete edhe pse identiteti i tyre ėshtė diametralisht i kundėrt.

 

Midis dėshirės dhe reales

 

Pas suksesit ekonomik, pra mė vonė, u shfaq ideja e bashkimit tė kėtyre shteteve nė njė union tė pėrbashkėt gjithėpėrfshirės. Tani interesat ekonomike duhej tė kurorėzoheshin me interesa mė tė mėdha. Mbase kėsaj ideje i ka ndihmuar pėrfshirja e kėtyre shteteve nė njė forcė ushtarake, pra nė NATO. Ky bashkim me kėso pėrmasash edhe nė pamje tė jashtme nuk dukej aq i lehtė. Tani pėr hir tė interesave ekonomike dhe atyre ushtarake, popujt e kėtyre vendeve duhej tė tolerojnė shumėēka. Duhej tė lėshonin pe nė ato gjėra qė tė parėt e tyre kishin derdhur shumė djersė e gjak pėr t’i vendosur shtyllat e identitetit tė tyre. Shumė prej tyre duhej tė pėrshėndeteshin me traditat mė tė shtrenjta qė dikur konsideroheshin jetike. Francezi  identifikohej se ėshtė francez me disa karakteristika qė e dallonte nga anglezi ose gjermani. Kėshtu vlen edhe pėr anglezin e gjermanin, me italianin e spanjollin. Tani pėr tė mos i numėruar tė gjithė popujt e BE-sė, ia vlen t’i pėrmendi edhe  grekėt dhe turqit. Kėto dy shtete, edhe pse nė pėrbėrjen e tyre shoqėrore dalloheshin dukshėm nga shtetet e lartpėrmendura, ishin pėrfshirė nė kėtė union. Meqenėse kėto dy shtete ishin anėtare tė barabarta nė bashkimin ekonomik dhe atė ushtarak, faza e parė e bashkimit politik nuk i pėrfshiu turqit.

Kėta dy popuj dallojnė nga ata tė sipėrpėrmendurit nė civilizim. Grekėt, po ashtu edhe turqit pėr nga aspekti gjenetik nuk i kanė rrėnjėt latine. Grekėt pa dyshim janė favorizuar para turqve pėr shkak tė afrimit tė tyre nė aspektin fetar. A mund tė jetė i suksesshėm ky mishėrim do tė shihet edhe mė mirė nė njė tė ardhme jo tė largėt, pasi edhe turqve tani sė fundi iu dha mundėsia tė futen nė kėtė union. Si duket ambiciet po pėrtypin edhe ato gjėra tė cilat nuk ia merrte mendja askujt se do tė mund tė kapėrdihen. E vetmja lidhje qė ka mundur tė ndikojė nė afrimin e turqve pėrveē interesave ekonomike dhe ushtarake, mund tė supozohet se janė edhe lidhjet shumė tė largėta tė origjinės sė feve qiellore - ibrahimite?

 

Sllavėt mė tė afėrt

 

Derisa po valėviteshin ide tė bashkimit tė gjerė, dhe kur ēdo gjė thuajse kishte pėrfunduar, ndodhi tronditja e madhe. Bashkimi gjerman mė 1989, i hutoi aleatėt e kėtij unioni. Rol tė madh pėr rėnien e bllokut tė Varshavės kishte luajtur biri i kėtij populli, Papa Vojtila i Dytė dhe populli polak. Kėta kishin dhėnė mund dhe sakrifica tė mėdha pėr t’u bashkuar gjermanėt nė njėrėn anė, dhe zhbėrjen e komunizmit nė anėn tjetėr. Prandaj tash e tutje duhej tė mendonin popujt e Evropės perėndimore mė me pėrgjegjėsi ndaj popujve sllavė.

Me bashkimin e gjermanėve si duket, ideja e hershme e bashkimit tė shteteve ekonomike nė njė shtet kishte filluar tė zbehet. Nėse nė fillim ishte paraparė qė turqit tė pėrfshiheshin nė kėtė union, tani kjo mundėsi po zvogėlohej ēdo ditė e mė shumė. Pėrkatėsia kombėtare dhe fetare, nė fillim mendojmė se nuk ka qenė problem i madh i bashkimit, por me kapitullimin nė heshtje tė kėtij pakti ndryshuan edhe politikat.

Nuk ka dyshim se sllavėt janė shumė larg implementimit tė standardeve evropiane, prandaj idetė i kuptojnė mė ngadalė. Mendėsia sllave ėshtė e papėrgatitur, ata nuk mund ta imagjinojnė se sllavo-krishterėt tė mos jenė mė tė privilegjuar se muslimanėt. Pėr kėtė arsye turqit ose popujt autokton muslimanė nė Evropė do tė spostohen edhe pėr njė kohė. S’do mend se pėr evroperėndimorėt, sllavėt janė mė me interes, shikuar si nga pozita gjeografike ashtu edhe nė sistemin e vlerave, me sfond krishter.   

 

Shqiptarėt jetimė, nyje e (pa)zbėrthyer

 

Disa popuj tė Ballkanit, tė pasionuar pas territoreve, kishin hartuar projekte pėr pastrim territoresh. Kėshtu grekėt, edhe pse anėtarė tė BE-sė, ishin implikuar nė kėto lojėra. Ata herė pas herė na tregonin hartat dhe idetė pėr kalimin e 5000 km2 tė jugut tė Shqipėrisė, shtetit Grek. Mirėpo, kėto projekte ose ofensiva janė ngrirė pėrkohėsisht nėse ato nuk kanė pėrfunduar mė 1997, pas marrėveshjes sė ushtrisė shqiptare dhe asaj turke pėr ruajtjen e Pashalimanit tė Shqipėrisė, nga ushtria turke.

Kėshtu hė pėr hė me mossukses pėrfunduan edhe pėrpjekjet serbe kundėr shqiptarėve tė Kosovės, pasi qė pushteti serb kishte filluar nė praktikė ta zbatonte projektin e tij, patkoi. Projektin serb nuk e kishte miratuar Zoti, prandaj erdhi intervenimi ushtarak i NATO-s mė qershor tė vitit 1999.

Po nė tė njėjtėn mėnyrė pėrfundoi edhe marrėveshja e treshes midis shqiptarėve tė Maqedonisė, vetė maqedonasve dhe bullgarėve pėr ndarjen e territorit maqedonas, mė 2001.

Tė gjitha kėto mosmarrėveshje akoma nuk kanė pėrfunduar plotėsisht. Deri nė pėrfundimin e plotė, pra tė njė pjese tė Ballkanit, ėshtė e domosdoshme prezenca e ndėrkombėtarėve, ose ushtrive tė shteteve tė kryesuara nga NATO-ja. Por, ajo qė bie nė sy ėshtė se tė gjitha kėto mosmarrėveshje kanė tė bėjnė me popullin shqiptar, dhe atė musliaman nė Bosne e Hercegovinė.

 

Kujt i shėrbejnė mesazhet e liderėve tanė?

 

Pėr sa mė sipėr theksuam, nėse gjendja e shqiptarėve ėshtė nė kėtė pozitė, me tė drejtė shtrohet pyetja: Cili ėshtė mesazhi i liderėve tanė? Ose mė saktė: A janė nė gjendje politikanėt tanė tė pėrpilojnė platforma politike, ekonomike etj.?

Nėse nė trojet tona gjenden ushtritė qė i pėrkasin tė njėjtit mesazh Hyjnor qė edhe ne i pėrkasim, pra atij qiellor, atėherė pse duhet pėrpiluar platforma ogurzeza, kundėr realitetit tė tanishėm. Kush e detyron dr.Rugovėn t’i dhunojė disa zyrtarė nė Komunėn e Prishtinės, pėr tė ndėrtuar katedralen nė njėrėn anė, e ta pengojė ndėrtimin e xhamive nė anėn tjetėr? Muslimanėt po falen jashtė. Gjithashtu kush e detyroi Alfred Mojsiun tė japė deklaratė tė rrejshme nė Oksford tė Londrės?. A thua tė gjitha kėto forca, dhe diplomatė duke mos anashkaluar edhe shėrbimet e tyre informative janė aq naiv sa tė dėgjojnė presidentin e Shqipėrisė dhe dokrrat e tij tė njė “shqiptari” se sa janė shqiptarėt muslimanė ose tė krishterė...

Mendoj se shumica e krerėve tanė politikė, janė hipokritė. Me tė marrė postin e dhuruar nga populli, fillojnė tė enden nėpėr dyert e zyrave tė huajve qė nuk janė aktorėt e politikave reale. Ndoshta edhe nuk munden tė arrijnė nė zyrat e pėrpiluesve tė politikave, por tė paktėn aty ku janė mos tė pėrziejnė qullin nė dėm tė popullit. Lėreni popullin tė jetojė i qetė nėse nuk mund t’i bėni mirė.

Njė prej fjalėve Hyjnore na mėson: “Perėndia nuk ju ndalon tė shprehni mirėsinė dhe tė jeni tė drejtė ndaj atyre, tė cilėt nuk luftojnė kundėr jush pėr shkak tė fesė (suaj) dhe qė nuk ju dėbojnė juve prej shtėpive tuaja”. “ Perėndia ju ndalon juve t’i bėni miq ata qė luftojnė kundėr jush pėr shkak tė fesė dhe ju dėbojnė nga vatrat tuaja, si dhe kontribuojnė qė tė jeni tė dėbuar; kushdo qė i bėn miq ata, - tė tillėt janė zullumqarė” Kur’an-Mumtehine / 8,9

Pėr fund themi se, Evropa duhet t’i zgjidhė saktė mosmarrėveshjet e popujve tė Ballkanit, pėrndryshe nuk kuptohet jetėsimi i BE-sė. Nėse edhe kėsaj here do tė ēalojė sikur mė 1913, do tė bėhet shkaktare e sėrishme e  gjakderdhjeve tė reja tė pa dėshiruara nga popujt qė jetojnė nė tė. Nė anėn tjetėr dėshirojmė qė politikanėt si Alfred Mojsiu dhe dr. Rugova tė janė mė tė afėrt me ata qė i votuan, sepse shumė shpejtė do tė takohen me Sunduesin absolut 


<- Last Page :: Next Page ->
• Dita e pare e Pavaresise se Kosoves

• Faqja e Kryeministrit Hashim Thaci

• Shtetet qe njohin Kosoven e Pavarur

Looking for real singles? Find someone now on the world’s largest online dating network. FREE signup! Post a FREE ad w/5 photos, mingle in chatrooms, watch video intros , meet your soulmate! 1000 new photos posted every day. Meet someone NOW!

ZERI YNE

SHOQATA KULTURORE "ZERI YNE" PRISHTINE"

Recent Posts

• Shqiptarёt tё lirё apo nёn protektorat
• LIDHJA E PRIZRENIT, PAVARĖSIA E MALIT TĖ ZI DHE GJEOPOLITIKAT E REJA BALLKANIKE
• E KUJT ĖSHTĖ KOSOVA?
• KUSH ĖSHTĖ KĖSHILLTAR I KUJT NĖ KOSOVĖ
• “Kryqomania”
• NJĖ MESAZH I PĖRHERSHĖM PĖR TĖRĖ NJERĖZIMIN
• CFARĖ KOMPROMISI LIDHUR ME SERBĖT MUND TĖ BĖJNĖ KOSOVARĖT NĖ BISEDIMET PĖR STATUS?
• FILLIMI I FUNDIT TE DEMOKRACISE FEUDALE NE KOSOVE
• CFAR OFERTE DUHET TĖ BĖJĖ QEVERIA CEKU PER 100 DITĖT E ARDHĖSHME?
• Me filloristė nuk mbrohet vatani
• Bashkimi Evropian pėrpara sfidės pėr gjakderdhje tė reja
• Kujt po i shėrben e pėrditshmja Koha Ditore
• Mos e ngatėrro Allahun me Kreshnikun Jehovian
• Evropianėve iu mungojnė politikat reale dhe tė sinqerta
• KOMBI KOSOVAR APO SHTETI KOSOVAR?
• GLOBALIZMI CESHTJA E SHTETIT DHE KOSOVA

Friends

eXTReMe Tracker

REAL Women in , looking to get LAID!


POWERED BY FREEBLOGNETWORK.com