Kujt po i shėrben e pėrditshmja Koha Ditore
Ajo qė mė vjen keq ėshtė shprehja e kumbarės sė Mentorit, z. Marjan Shala. Ai vetėm atėherė kur e ka parė se Mentori e ka pranuar fenė e tij, e ka konsideruar vėlla. Kėtė ndjenjė nuk e ka pasur nė kohėn kur Mentori ishte mysliman. Ne shqiptaro-muslimanėt asnjėherė nuk kemi bėrė kėso dallime midis vėllazėrisė sonė shqiptare. Nėse kėsaj vėllazėrie i frynė e pėrditshmja KD-re, atėherė kemi tė bėjmė me njė tė ardhme shumė tė rrezikshme pėr ne shqiptarėt nga vetė shqiptarėt.
Muhamed Jusufi-KAJOLLI
Shqiptarėt kaluan nėpėr shumė peripeci gjatė shekullit qė e lamė pas. Njė ndėr peripecitė e mėdha numėrohen ato qė i vinin nga vetvetja. Qė nga Konica e deri mė sot shqiptarėt shpeshherė janė e zeza e vetvetes, sepse ndihmojnė projektet e jashtme nė dėm tė vetvetes.
Koha Ditore, njė e pėrditshme informative shpesh herė na del nė favor tė krishterėve pa pasur nevojė. Edhe pse nuk ia lejon politika redaktuese ajo vazhdon nė favorizojė tė krishterėt nė dėm tė muslimanėve. Ajo mė 4 dhjetor na sjell informacionin se si njė djalosh mysliman nga Rezalla e Drenicės ėshtė konvertuar. Gazetat tek ne nuk hartojnė politika fetare, por kjo situatė ndryshon kur ėshtė nė pyetje krishtenizmi. Dikush mendon se shqiptarėt duhet tė bėhen tė krishterė, sepse kėshtu e kanė paraparė tė mėdhenjtė. Prandaj ēdo hap qė ndihmon shtimin e krishterėve duhet tė propagandohet edhe nė mediat e pėrditshme.
Gazetatari i KD-re, me kėtė informim hap disa tema tė cilat nuk i shėrbejnė tolerancės ndėrfetare: 1. Rastin e konvertimit tė Mentorit 25 vjeēar, 2. largimin nga e keqja 3. ndjenja nė fenė e tė parėve.
Asnjėra nga kėto tri pikėt nuk qėndron
1.Tek ne, islami ka mbijetuar nė saje tė praktikimit tė tij, ndėrsa drenicasit shumė pak e kanė praktikuar fenė. Gjatė regjimit pas osman dhe komunizmit feja u zbeh aq shumė saqė mendohej se do tė shuhej fare. Mungonte literatura, ndėrsa elita jonė ishte drejtuar drejt ideve pėrparimtare ateiste, komuniste etj. Prandaj ne jemi njė rast i veēantė nė botė pėr sa i pėrket termit konvertim. Tradita jonė islame nuk lė tė kuptohet se tė gjithė qė kanė emra musliamanė i pėrkasin besimit islam. Fjala vjen, njė person me emėr mysliman i cili mohon All-llahun, ai nuk ėshtė mysliman. Konvertim mund tė quhet rasti i priftit protestant Philip John Halford nė moshėn 63 vjeēare qė e pranoi islamin ose Joseph Amado, prift katolik nga Sierra-Leone ose shumė priftė tė tjerė nė ditėt e sotme. Konvertim mund tė quhen rastet e intelektualėve sikur Umar Mita ekonomist nė Japoni, ose Muhammed A. Hobohm diplomat gjerman, ose Ali Selman Benoist mjek francez, ose Donald S. Rockwel poet, kritik letrar (SHBA), ose Fadlullah Wilmont historian nga Australia, ose Antonio Cariovato filozof nga Italia, ose John Webster filozof nga Anglia e shumė shumė tė tjerė.
Prandaj nė rastin e Mentorit nuk mund tė thuhet se njė besimtar i fesė islame u konvertua.
Ne kemi pyetur rastin e tij dhe kemi mėsuar se ai djalosh jeton nė Gjermani qė prej moshės sė tij gjashtė vjeēare. Ai nuk ėshtė i arsimuar dhe, aspak nuk ka mėsuar nga tradita e fesė islame. Babai dhe nėna me shumė pikėllim e kanė pritur lajmin e konvertimit tė djalit tė tyre, edhe pse ata ishin rrahur disa herė nga ky djalosh i cili dyshohet se ėshtė narkoman. Ai ėshtė parė tė pėrdorė barėra narkotikė. Gjithashtu Mentori, nuk e mohonte nevojėn qė ka kėrkuar ndihmė prej hoxhallarėve pėr ta larguar sėmundjen e shekullit, por nė Gjermani nuk ka hasur nė tė. Nevoja e tij fizike e ka shty atė tė kėrkojė ndihmė shpirtėrore. Ai, atė, e ka gjetur tek krishterėt. Ky rast nuk duhej ta motivonte gazetarin e KD, ti informonte shqiptarėt se njė musliman u konvertua nė tė krishter. Ne asnjėherė nuk i publikojmė nė tė pėrditshmet tona tė konvertuarit krishterė nė muslimanė, atė e bėjmė nė libra, ose nė periodiket tona.
2.Patėr Goran Lorenc, e paska lyer me vaj, dhe ėshtė lutur pėr djaloshin duke ia larguar tė kėqijat e tij nga trupi. Pėr tė muslimanėt qenkan tė pa pastėr, tė ndyrė etj. Ndėrsa islami ėshtė feja mė e pastėr. Muslimani praktikant, lan tėrė trupin e tij tė paktėn njė herė nė ditė dhe, pjesėrisht pesė herė nė ditė. Fiziku i njė myslimani ėshtė shumė mė i pastėr se sa ēdo njeri tjetėr jo musliman. Por asnjėherė mė parė nuk kisha dėgjuar se trupi pastrohet me vaj. Ndėrsa pastėrtia shpirtėrore e muslimanit ėshtė vazhdimisht e freskėt, sepse lutet pesė herė nė ditė e jo njė herė nė javė siē e bėjnė tė krishterėt.
3.Djaloshi e paska kuptuar praninė e fesė tė tė parėve tė tij, ky ėshtė absurd i llojit gazetaresk ose propagandistik. Djaloshi, as babanė, as gjyshin e as katragjyshin e tij nuk e ka pasur tė krishter qė ta kishte ndier aromėn e fesė sė tė parėve tė tij. Por nėse shkruesi tekstit e ka fjalėn pėr shumė shekuj mė parė, i themi se edhe kjo nuk qėndron. Shqiptarėt asnjėherė nė historinė e tyre nuk kanė qenė mbi 60 % tė krishterė, ndėrsa ne jemi mbi 80% musliman. Tė dhėnat historike tė shkruara tregojnė se shqiptarėt islamin e njohin qė prej shekullit IX-tė, ndėrsa tė pa shkruara datojnė qė nė fillim tė shekullit VIII-tė. Ndėrsa islami nė gadishullin arabik lindi nė shekullin e VII-tė. Shumė prej tyre ishin edhe paganė. Paganizmi nė njė formė a tjetėr ėshtė prezent edhe nė ditė tona, kur disa politikanė bėjnė thirrje tė festohen ditė tė veēanta pagane-Darka e Lamės...
Ajo qė mė vjen keq ėshtė shprehja e kumbarės sė Mentorit, z. Marjan Shala. Ai vetėm atėherė kur e ka parė se Mentori e ka pranuar fenė e tij, e ka konsideruar vėlla. Kėtė ndjenjė nuk e ka pasur nė kohėn kur Mentori ishte musliman. Ne shqiptaro-muslimanėt asnjėherė nuk kemi bėrė kėso dallime midis vėllazėrisė sonė shqiptare. Nėse kėsaj vėllazėrie i frynė e pėrditshmja KD-re, atėherė kemi tė bėjmė me njė tė ardhme shumė tė rrezikshme pėr ne shqiptarėt nga vetė shqiptarėt. Mu ashtu si nė kohėn e Skėnderbeut i cili kishte masakruar me mijėra shqiptarė tė konventuar nė muslimanė. Masakra tė tilla nuk ishin bėrė pėrgjatė tėrė kohės sė sundimit osman (me pėrjashtim tė Pjetėr Bogdanit dhe ndonjė rasti tjetėr tė rrallė). Sikur tė kishte vazhduar vėllavrasja midis shqiptarėve atėherė Skėnderbeu do tė konsiderohej flamurtar i intolerancėn ndėr ne.
Prandaj nuk do tė dėshiroja qė gazetat e pėrditshme tė informojnė raste qė nuk i ndihmojnė tolerancės
Autori tekstit ėshtė drejtor i Shoqatės Kulturore Zėri Ynė