4/7/2006 - Mos e ngatėrro Allahun me Kreshnikun Jehovian
Mos e ngatėrro Allahun me Kreshnikun Jehovian

JU MUND TE VIZITONI EDHE WEB FAQEN KRYESORE TE MUHAMED JUSUFIT DUKE KLIKUAR KETU...!
Shkruan Muhamed Jusufi Kajolli
Reagim ndaj tekstit: Jehovai zėvendėson Allahun?
Me tė shikuar titullin e tekstit tė sipėrshėnuar mendova nė vete tė shkoj deri tek familja e atyre qė janė konvertuar. Por kur mbarova sė lexuari tekstin vlerėsova qė nuk ia vlen tė merrem me kėtė lloj sporti, sepse pash qė Kreshniku nuk kishte tė bėjė asgjė me fenė islame sepse vetė e deklaronte nė tekst se asnjėherė nuk ka shkuar nė xhami pėr falje por pėr tė luajtur, dhe atė dy herė nė ditėn e Bajramit kur ka qenė i vogėl. Ai si trashėgues i fesė sė babit tė tij nėse nuk di asgjė nga feja e babait tė tij ai nuk do tė thotė se i pėrket atij besimi. Prandaj nuk kemi tė bėjmė me konvertim por me pranim tė ideologjisė i ndikuar nga propaganda e kėtij sekti qė nė vegjėlinė e tij nė Mal tė Zi.
Ajo qė mė shtyri tė shkruaj dhe tė reagoj nė fakt nuk janė personat qė janė konvertuar, por personi i cili e ka shkruar tekstin. Pra kam tė bėj me Jeton Musliun, ose me redaktorin i cili ka mundur ta shkruajė vetė kėtė titull, sepse atij ia lejon rregullorja e mediave qė tė vė titullin sipas nevojės. Ose tė paktėn pse si redaktor ka lejuar tė shtypet me atė titull ashtu.
Pėr njė besimtar tė mirėfilltė musliman, titulli ishte diskriminues. Shumica e shokėve tė mi shprehėn indinjatė kur kishin lexuar titullin e kėtij teksti. E shkruaj kėtė reagim fillimisht pėr ta kėshilluar gazetarin nė fjalė tė mos shkruaj mė tekste propaganduese me sfond anti islam nė gazetėn ku ai punon, sepse propagandat e tilla i fryejnė pėrēarjes. Gazetarėt nė tė pėrditshmet janė pėr tė informuar opinionin e jo pėr tė dhėnė propagandė qė i frynė pėrēarjes.
Administratori huaj pėr media nė Kosovė duhet ta ketė parasysh kėtė diskriminim. Ai e di fare mirė se propagandat e tilla nė veēanti ato tė Jehovait sollėn njė ērregullim ndėr besimtarėt nė Shqipėri. Rezultati ishte disa dhjetėra tė vetėmbytur ose tė vetėvarrur.
I dashuri Jeton, njė kėshillė prej meje nėse edhe ti ende nuk je konvertuar, jo pse dua tė tė ndihmoj qė tė mbetesh nė islam ose tė pengoj pėr tė mos u konvertuar, por pėr etikėn e pėrgjithshme dhe ndihmės kombėtare qė mund ti shėrbeni.
Populli ynė, o sot o kurrė ka nevojė pėr vetėdije tė lartė. Tė jesh propagandues i njė ideje ose feje do tė thotė duhet tė jesh shumė i lexuar dhe analist shumė i mirė. Nėse kėto tė mungojnė atėherė mos i kontribuo propagandave qė nuk tė shėrbejnė ty e as kombit tėnd. Ideologjitė i ngjasojnė njė stacioni tė treni ku nė tė enden njerėzit, nė momentin kur treni pushon nė stacion, dikush zbret prej tij e dikush hip nė tė.
I dashuri Jeton, mos e ngatėrro Allahun me Kreshnikun Jehovian. Jemi populli i vogėl dhe nuk kemi pse tė ndahemi nė shumė fe. Tė pranuara nga njerėzimi nė botė janė pak fe, ēdo sekt ose ēdo mini ide qė futet nė mesin tonė do ti ndihmojė vėllavrasjes nė tė ardhmen. Prandaj tė keqen minimizoje e mos e propagando.
Me respekt,
Muhamed Jusufi- Kajolli
|