|
Tė nderuar deputet tė Parlamentit Europian,
Pėrmes letrės sė 25 janarit 2008 ju njoftuam se forcat antidemokratike qė dominojnė koalicionin qeveritar tė Maqedonisė janė duke aplikuar tė gjitha format e dhunės pėr tė ngulfatur aspiratėn pėr liri. Pėrmes dhunės sė pėrditshme dhe formave tė ndryshme tė dhunės institucionet shtetėrore tė Maqedonisė synojnė tė zbatojnė strategjinė e raskapitjes. Nė kuadėr tė kėsaj strategjie duhet tė shihet edhe veprimi i dhunės ndaj mediave.
Kjo dhunė ka marrė pėrmasa dramatike nė pėrpjekjet e qeverisė pėr tė imponuar heshtjen e pėrgjithshme tė mediave tė pavarura.
Pėrpjekjet e Qeverisė sė Maqedonisė pėr tė kontrolluar mediat shoqėrohen me pėrdorimin e tė gjitha mekanizmave tė dhunės : nga bojkoti i publikimit tė shpalljeve tė institucioneve shtetėrore nė mediat e pavarura e deri te bastisjet, shantazhet, dėnimet dhe format e ndryshme tė presioneve.
Dhuna dhe presionet e ndryshme ndaj TV ALSATM dhe tė gjitha TV lokale shqiptare, dhuna dhe presionet e ndryshme ndaj gazetave shqipe « Lajmi » dhe « Fakti », dhuna dhe presionet e ndryshme ndaj radiove dhe agjencive tė pavarura tė lajmeve, terri informativ qė mundohet tė imponohet nė Shkup nga Kompania e pavarur bullgare CABĖLTEL qė shkyēi tre televizione nė gjuhėn shqipe (RTK, Top Channel dhe TV21 ) dėshmojnė pėr njė segment tė kėsaj dhune.
Presionet e vazhdueshme shtetėrore ndaj sektorit audiovizual dhe mediave tė shkruara imponojnė njė mobilizim tė gjithanshėm tė demokratėve kudoqofshin. E sidomos tė atyre qė janė bartės tė institucioneve demokratike nė botė.
Krahas presioneve politike dhe kushtėzimeve pėr integrimin e Maqedonisė nė strukturat euro-atlantike njė vend i veēantė duhet ti kushtohet solidarizimit me mediat e pavarura shqipe nė kėtė shtet.
Tė vetėdijshėm se mediat e pavarura janė vektor i pėrhapjes sė vlerave tė mirėfillta dhe luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė krijimin e identitetit kulturor europian dhe duke u nisur nga fakti se procesi i demokratizimit tė vendit dhe aderimi nė vlerat euro-amerikane ėshtė njė proces qė kėrkon mbėshtetje shumėdimensionale tė institucioneve demokratike nė botė, Bashkimi Demokratik Shqiptar kėrkon nga Programi europian MEDIA 2007, pėr ndihmė sektorit audiovisual, tė ndahen mjetet e nevojshme pėr tė mbėshtetur mediat e pavarura nė Maqedoni.
Kemi bindjen e plotė se shuma prej 755 milion euro, e paraparė pėr tė ndihmuar projekte pėr periudhėn 2007-2013, ėshtė e mjaftueshme pėr tė ndarė mjete financiare pėr mediat e rrezikuara nga koalicioni qeveritar VMRO-PDSH nė Maqedoni.
Lufta e pa kompromis ndaj ēdo tendence totalitare ėshtė garancė se dialogu ndėrkulturor do tė hapė perspektiva tė reja tė njohjes dhe respektimit tė diversitetit kulturor edhe nė kėtė pjesė tė Europės.
Nė emėr tė Bashkimit Demokratik Shqiptar Me respekt tė veēantė Bardhyl Mahmuti
08/02/2008 |