11/21/2007 - Stop diktaturės shumetnike VMRO-PDSH!

STOP DIKTATURES "SHUMETNIKE" VMRO-PDSH

Pėrmasat e dhunės dhe terrorit policor mbi popullsinė e Malsisė sė Tetovės u shoqėruan me njė dhunė tė pa parė pėr tė fshehur gjurmėt e krimit ndaj popullsisė civile.
Tė inkurajuar nga rezultatet qė prodhoi sintagma operacion i forcave shumetnike dhe sidomos nga mosreagimi adekuat i ndėrkombėtarėve, koalicioni qeveritar VMRO/PDSH ka vazhduar tė ushtrojė dhunė tė shfrenuar shumėdimensionale.
Tė kamufluar me sintagmėn trupa hetuese shumetnike, autoritetet shtetėrore tė Maqedonisė kanė ushtruar njė dhunė shtazarake ndaj tė arrestuarve. Kjo dhunė e shfrenuar ka pėr funksion ti detyroj tė arrestuarit qė tė pranojnė vepra tė cilat i ka sajuar koalicioni qeveritar VMRO/PDSH pėr tė argumentuar tezat e tyre;
Tė dehur nga efektet e sintagmave shumetnike autoritetet shtetėrore tė Maqedonisė vėrsulėn inspektor shumetnik tatimor mbi mediat e pavarura pėr tu imponuar heshtjen; Pėrdorimi i togfjalėve qė lidhen me multietnicitet nuk ėshtė shkop magjik qė do tė shndėrronte me automatizėm natyrėn e aksioneve nė aksione tė drejta. Rasti i Maqedonisė e dėshmon mė sė miri.
Maqedonia ndodhet para rrezikut tė shndėrrohet nė diktaturė tė tipit tė ri tė maskuar me sintagmėn e shumetnicitetit.
Bėjmė apel te institucionet demokratike ndėrkombėtare qė tė pėrdorin tė gjitha format e presionit ndaj Qeverisė sė Maqedonisė pėr tė parandaluar instalimin e diktaturės shumetnike VMRO/PDSH.
Lufta kundėr formave diktatoriale, pa marrė parayshė se nėn plafin e cilit diskurs politik fshihet, ėshtė imperativ i tė gjitha forcave demokratike.
Sot , kjo luftė politike nė Maqedoni merr formėn e kėrkesės pėr lirimin e tė gjithė civilėve tė arrestuar;
Sot , kjo luftė politike nė Maqedoni merr formėn e kėrkesės pėr krijimin e njė Komisioni tė posaēėm ndėrkombėtar pėr tė hetuar pėrmasat e pasojave mbi popullsinė civile;
Sot , kjo luftė politike nė Maqedoni merr formėn e kėrkesės pėr ndėshkimin e fajtorėve qė shkaktuan tragjedinė e Brodecit;
Sot , kjo luftė politike nė Maqedoni merr formėn e kėrkesės pėr rishikimin tė gjitha proceseve gjyqėsore dhe tė lirimit tė gjitha viktimave tė proceseve tė montuara.
Sot , kjo luftė politike nė Maqedoni merr formėn e kėrkesės pėr heqjen e presioneve shtetėrore ndaj mediave tė lira.
Sot , kjo luftė politike nė Maqedoni merr formėn e kėrkesės pėr ti thėnė STOP diktaturės shumetnike VMRO/PDSH.
Me qellim tė rrit ndjeshmėrinė e opinionit publik vendas dhe ndėrkombėtar, Bashkimi Demokratik Shqiptar thėrret tė gjithė ata qė kanė tė integruar vlerat euro-amerikane dhe qė e konsiderojnė veten pėr demokrat tė shikojnė njė pjesė tė dėshmive qė mediat e pavarura arritėn tė marrin pėrkundėr ballafaqimit me kėrcėnime, shantazhe dhe vėshtėrsi tė mėdha.
Kryetari i BDSH, Bardhyl Mahmuti
Tetovė, 19 nėntor 2007
|