ALBANIA ONLINE


albanian news politics music chat shqip kosovo news macedonia personal ads girls dating singles

Home | Profile | Archives | Friends


Kasėm Trebeshina, pėrherė i pakorrigjueshėm

Posted at 4:37 AM, 12/8/2005

Kasėm Trebeshina, pėrherė i pakorrigjueshėm

 


Hans-Joachim LANKSCH


Nė kohėn e pėrmbysjes sė vlerave letrare dhe njerėzore, gjatė dikt-aturės pra, Kasėm Trebeshina ka qėnė njė institucion moral. Tashti, ai nuk ka nevojė tė trillojė gėnjes-htra tė tipit „... gjysma e librave tė mia kanė qenė tė ndal-uara“ sepse gjithė librat e tij kanė qėnė tė ndaluar. Dhe, librat e tij kanė qenė tė ndaluar me tė vėrtetė.


Trebeshina nuk ėshtė nga ata qė rrinė sot gju me gju me ata qė i shanin dje dhe qė i shajnė sot ata me tė cilėt rrinin dje gju me gju.


Nėse do tė ishte fjala pėr Kasėm Trebeshinėn vetėm si anti-k-am-eleon, antipod i shkrimtarisė oborrtare dhe luftėtar i pavarėsisė intelektuale dhe morale, ai do tė ishte njė figurė e adhurueshme dhe ndoshta jo mė shumė. Ndoshta nuk do tė zinte njė vend tė spikatur nė historinė e letėrsisė shqiptare. Dihet se puthjet e para djaloshin s’e bėjnė poet dhe burgjet s’e bėjnė burrin shkrimtar.


Shikimi i veprės sė Kasėm Trebeshinės s’e kėrkon pretekstin e gėrmimit pėr ēfarėdo nėntekstesh tė veprės sė tij. Vepra e tij mund tė lexohet e tė shijohet, si tekst qė ėshtė. Nė tė shkruarit e bashk-ėkohėsve tė Trebeshinės nuk e gjej-mė origjinalitetin formal dhe pėrm-bajtėsor qė e gjejmė sa tė duash nė veprėn e tė papėrkulshmit beratas. Trebeshina e liroi letėrsine shqip-tare nga burokracia e stereotipikes sė poetikės sė tė „tipikes“. Ai e liroi letėrsinė shqip-tare nga monotonia e procedeut mekanik tė formės e tė narracionit steril tė pendave socrealiste. E liroi letėrsinė shqipt-are nga primati i pėrmbajtjes sipas tė cilit letėrsia shqiptare gjykohej dhe gjykohet nė bazė tė pėrmba-jtjes „sė drejtė“ politiko-ideologji-ke. E liroi letėr-sinė shqiptare nga parimi i mėrz-itshėm i homogje-nitetit duke ia risjellė letėrsisė kreativ-itetin, imagjinatėn e pasur qė letėrsinė e bėn letėrsi. Balancimi i autorit tonė me rrafshet e kohės e tė vendit (hapėsirės), gėrshetimi i reales me irrealen - kėto janė pika ribashkimi me letėrsinė europiane.


Mė sė miri punėt le t’i pėrc-aktojė vetė Trebeshina me fjalėt e njė interviste, botuar nė revistėn gjermane „Neue Sirene“ mė 1995: »Unė mendoj se letėrsia ėshtė njė udhėtim drejt sė panjohurės pėr tė zbuluar botėn e brėndshme tė njeriut. Po tė shprehesha nė mėnyrė mė simbolike, do tė thosha se letėrsia ėshtė njė udhėtim pėr tė zbuluar hapėsirat mė tė panjohura dhe ēdo shkrimtar qė ėshtė me tė vėrtetė i tillė, zbulon jetė tė reja, tė veēanta nė pafundėsinė e tmerr-shme qė nuk mund tė njihet. Nė kėtė udhėtim rėndėsi nuk ka zbulimi, por dėshira pėr tė zbuluar, duke kėrkuar tė pamundurėn. Ajo dėshirė duhet tė jetė e sinqertė dhe nė atė sinqeritet qėndron vlera e krijimtarisė.«


Pas kėtyre fjalėve tė Kasėm Trebeshinės, neve na mbetet vetėm edhe njė fjalė: Amin!     19. 02. 2003

Kasėm Trebeshina, profet


Robert ELSIE


Mė 1953, njė nga shkrimtarėt mė tė shprehur tė Shqipėrisė e paralajmėroi Enver Hoxhėn duke i thėnė se po e ēon vendin drejt njė rruge tė pakthyeshme shkatėrrimi. Kjo i kushtoi atij 23 vjet nė burg. Sot, ai ėshtė njė nga tė paktėt tė mbijetuar qė nxorėn krye nga kampet e pėrqendrimit prej rėnies sė diktaturės.


Ndėr mė tė shquarit e figurave tė njohura tė pak viteve tė hershme tė letėrsisė shqiptare tė pasluftės, Kasem Trebeshina lindi nė Berat mė 8 gusht 1926 dhe studioi nė Shkollėn Normale tė Elbasanit derisa iu bashkua lėvizjes sė qėndresės komuniste mė 1942. Pas luftės studioi nė Institutin e Teatrit Ostrovski nė Leningrad. Komunist i pėrkushtuar, por aspak konformist, Trebeshina e braktisi Partinė dhe mė vonė Lidhjen e Shkrimtarėve nė Tiranė. Shumicėn e veprave ai e kishte shkruar nė tevonėn e viteve ’40 dhe hershmėrinė e viteve ’50, por qė s’u botuan kurrė.


Me njė veprim tejet tė rrallė mospajtimi tė hapur nė jetėn intelektuale shqiptare, Trebeshina i dėrgoi njė pėrkujtesė Enver Hoxhės mė 5 tetor 1953. E paralajmėroi se politikat e tij kulturore po e ēonin vendin drejt rrugės sė fatkeqėsisė dhe e vuri nė dijeni pėr pasojat e pashmangshme.


“… Le tė hedhim njė vėshtrim tė kujdesshėm nė pėrmbajtjen e letėrsisė sė realizmit socialist, bile mė tė mirės. Njė inxhinier i mirė, njė inxhinier i keq, njė i reformuar! Herojtė e kohės janė gjithmonė komunistė. Ata shfaqen nė faqet e librave dhe skenat e teatrove thjesht pėr tė recituar monologje heroike!


Le ta hedhim vėshtrimin mbrapa nė histori dhe tė shohim si ishin gjėrat nė kohėn e Luigjit XIV. Ēdo gjė ishte qartėsisht e ndarė. Mbretėrit dhe princat i kishin ngulitė rolet e tyre nė veprat mė tė mira. Ata shfaqeshin vetėm nė tragjedi, nsa populli i thjeshtė, ēdokush qė ishte mė poshtė se mbretėrit dhe princat, e kishte vendin nė komedi. Ata ishin objekt argėtimi, talljeje dhe fyerjeje tė ēdo lloji. A do ta pranojmė ne qė njė gjė e tillė tė ndodhė nė shekullin e njėzet dhe nė njė shoqėri qė mėton tė jetė socialiste?


Nga mė sipėr, ėshtė e qartė se realizmi socialist ėshtė i lidhur drejtpėrdrejt me idetė e absolutizmit francez, si nė teori, ashtu edhe nė praktikė… Lidhja e Shkrimtarėve vetė ėshtė e ndėrtuar si njė urdhėr murgjėsh mesjetarė. Nė krye t’urdhėrit ėshtė Mjeshtri i Madh dhe ēdokush ėshtė i detyruar ta dėgjojė gjithė veshė pėr sa kohė qė kryen funksionin e Mjeshtrit tė Madh. A s’e kuptoni se shpėrndarja e ‘funksioneve’ dhe ‘privilegjeve’ nė kėtė mėnyrė ėshtė mesjetare?


Le t’i shqyrtojmė veprimet tuaja nė pak vitet e shkuara. Ju vendosėt nė Komitetin Qendror qė Kolė Jakova duhej t’ishte shkrimtar i madh dhe secili poshtė jush e miratoi vendimin tuaj. Kritikėt e shpallėn Halili dhe Hajria vepėr tė madhe arti! Mandej ju ra nė sy Dhimitėr S. Shuteriqi, qė e bėtė kryetar tė Lidhjes sė Shkrimtarėve, e kėshtu me radhė.


Por le ta tejkalojmė kėtė pikė. Shkrimtarėt janė qytetarė me tė njėjtat tė drejta si ēdokush tjetėr dhe nuk ėshtė e drejtė t’i nėnshtrosh ndaj njė censure tė tillė shtėrnguese dhe tė paligjshme. Nėse pėr ndonjė arsye ju kėmbėngulni se duhet pasė censurė, atėherė le t’institucionalizohet dhe secili t’i nėnshtrohet funksionit tė saj. Atėherė do ta dimė se ku duhet tė japim llogari dhe nuk do tė na duhet tė shqetėsohemi nga zyrtarė tė pazot partiakė qė vijnė dhe i mbivendosin mendimet e tyre tė padėshiruara… Ju s’duhet ta trajtoni Lidhjen e Shkrimtarėve tė Shqipėrisė sikur t’ishte thjesht njė zgjatim i zinxhirit t’organizatave tė themeluara nga Partia e Punės e Shqipėrisė. Lidhja e Shkrimtarėve ėshtė njė organizatė individėsh tė lirė dhe jo pjesė e njė shoqėrie feudale nė tė cilėn tė drejtat dhe detyrimet feudale bėjnė ligjin.


Sa i pėrket tė drejtave dhe detyrimeve, do tė doja t’ju jepja njė shembull tė diēkaje qė nuk duhet tė ketė vend nė shoqėrinė tonė. Dihet mirė se romani im ‘Rinia e kohės sonė’ u shkrua mė 1948, dhe qė njė roman tjetėr, ‘Mbarimi i njė mbretėrie’ u shkrua mė 1951. Nuk duhet harruar as qė romani ‘Harbutėt’ i Sterjo Spasses u shkrua mė 1946! Atėherė, pse e tėrhoqi kaq shumė vėmendjen Partia dhe i ndaloi kėto vepra tė hershme dhe i dha Dhimitėr S. Shutėriqit kohė mė 1952 pėr tė shkruar romanin e tij tė pavlerė ‘Ēlirimtarėt’? Pse e botoi Partia kėtė roman me njė zhurmė kaq shurdhuese? Pse mobilizoi ajo krejt kalorėsit e saj feudalė tė kriticizmit pėr ta shpallė atė si romani i parė nė gjuhėn shqipe? Dhe jo vetėm romani i parė, por njė roman i madh i letėrsisė shqiptare, megjithėse dihet mirė qė romanet nė gjuhėn shqipe u shkruan nė kėtė vend shumė mė herėt! A ėshtė me dinjitet pėr njė parti tė tėrė dhe zyrtarėt e saj tė lartė tė pėrfshihen nė veprimtari tė tilla?


Historia ka ligjet e veta tė pashkruara dhe s’ia ka dhėnė ndokujt tė drejtėn tė bėjė ēfarė tė dojė me artin.


Bile as Luigji XIV s’e kishte njė tė drejtė tė tillė. Veprimtaritė me themel nė njė ngrehinė feudale nuk kanė vend nė shoqėrinė tonė dhe duhet t’u jepen fund. Ju duhet t’i varrosni Epokat e Errėta dhe tė ktheheni nė shekullin e njėzet n’emėr t’idealeve pėr tė cilat u bė njė luftė e madhe dhe u sakrifikuan gjėra tė shenjta…


Unė besoj qė shkatėrrimi mė i madh qė do tė ndodhė, do tė jetė nė jetėn intelektuale shqiptare. Njerėzit do tė humbin besimin te shteti e drejtimi i tij dhe do tė mbyllen nė vetvete. Dhe me qėllim tė mbajtjes sė tyre nėn kontroll, do tė lindė nevoja tė krijohet njė polici shtetėrore  eegėr. Ky do tė jetė vetėm fillimi.


Ju duhet ta braktisni rrugėn e Luigjit XIV tė Versajės sa mė shpejt e mundur dhe tė ndaloni t’i shtypni mendimet, bile edhe brenda rradhėve tė Partisė. Nuk ėshtė ēėshtja e fėmijėve tė vobegėt rrugėve; ėshtė ajo e shtypjes sė mendimeve qė po bėhet e rregullt dhe qė, nė fund, do t’i japė rrugė lindjes sė njė monarkie tė re. Nėse gjėrat shkojnė aq larg, do tė ketė varfėri tė tmerrshme dhe vetėm mbretėrimi i terrorit tė pashe-mbullt do t’ju mundėsojė tė rrini nė pushtet. Njė regjim i tillė do tė jetė bile mė i rrezikshėm pėr vetveten.


Shuarja dhe tėrheqja e mbėshtetjes popullore do t’i tronditė radhėt e udhėheqjes, gjithashtu, qė dalėngadalė do tė shndėrrohet nė njė kastė tė mbyllur si njė monarki qė s’i kupton realitetet historike tė shekullit tė njėzet. Nė fund tė procesit historik do tė detyroheni tė vrisni njėri-tjetrin dhe njerėzit do njollosen me gjak. Unė besoj se ende ka mjaft kohė pėr tė shmangė njė gjėmė tė tillė dhe pėr kėtė kuturisa t’ju dėrgoj kėtė pėrkujtesė, shkruar me kaq ngut…’


Diktatori shqiptar nuk u zbavit. Kasėm Trebeshina, autori i pabotuar i 18 veprave nė vargje, 42 dramave, 22 romaneve dhe tregimeve, u zhduk nga skena letrare. Trebeshina tash ėshtė rishfaqė pėr tė dėshmuar pėrmb-ushjen e profecisė sė tij.


Mes atyre qė mbijetuan nga kampet e pėrqendrimit dhe internimit prej rėnies sė diktaturės mė 1989, janė:
Lazėr Radi (l. 1916), qė kaloi 46 vjet nė burg dhe internim;
Pjetėr Arbnori (l. 1935), romancier, tani kryetar i Kuvendit tė Shqipėrisė;
Kapllan Resuli (l. 1935), romancier, me prejardhje nga Kosova;
Jorgo Bllaci (l. 1938), poet;
Frederik Rreshpja (l. 1941), poet;
Zyhdi Morava, poet, mė vonė themelues i sindikatės sė parė tė pavarur;
Fatos Lubonja (l. 1951), i biri i Todi Lubonjės;
Todi Lubonja (l. 1923);
Visar Zhiti (l. 1952), poet;
Bashkim Shehu (l. 1955), djali i dorės sė djathtė t’Enver Hoxha, Mehmet Shehut (1913-1981);
Faslli Haliti, poet nga treva e Myzeqesė;
Ferdinand Laholli (l. 1960), poet qė u arratis nė Gjermani nė korrik 1989 pasi kishte kaluar gjithė jetėn nė njė kamp internimi afėr Lushnjės ngaqė i ati i tij kishte mėrguar nė ShBA 15 ditė para se ai tė lindte.
Shumė nga kėta u lėshuan pas njė faljeje qeveritare nė mars 1991.
[Botuar nė Index on Censorship, Londėr, 21.9, 1992, p. 13-14.]   Pėrktheu: Blendi Kraja




{ Last Page } { Next Page }

eXTReMe Tracker

REAL Women in , looking to get LAID!


POWERED BY FREEBLOGNETWORK.com